Stokut të dosjeve nuk i ka shpëtuar edhe princ Leka, i cili ka nisur betejën dhe kërkon kompensimin për tokat e gjyshit, Ahmet Zogut. Duke i kujtuar trupës së Apelit se në 2012 gjykata e njohu si trashëgimlënësin e Leka Zogut, princ Leka këmbëngul shfuqizimin e një vendim i agjencisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij Ahmet Zogu.
Familja mbretërore thuhet në padi e princ Leka 2 ka nisur procedurat ligjore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave. Ajo ç’ka kërkohet janë sipërfaqe me toka që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë dhe në qytetin e Burrelit.
Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar. Por paditësi Leka 2 Zogu i theksohet gjykatës më tej është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të të ndjerit Leka 1 Zogu dhe Suzanës dhe ndaj njohja dhe kompensimi i tyre duhet ti kalojë gjysësisht 41-vjeçarit.
Bëhet fjalë jo vetëm për toka bujqësore por edhe pyje si dhe troje në katër fshatra dhe në qytetin Burrelit , që i përkasin si njësi administrative Matit. Në 1945 komiteti ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut të Parë dhe midis të cilave edhe tokat kaluan në përdorim nga shteti. Më herët princ Leka fitoi në gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit, vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër./TCH
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82%
-
Të gabuar
13.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot në Report TV/ Mbretëresha Geraldinë dhe ëndrra profetike e realizuar e Mbretit Ahmet Zogu! Murat Basha në Esencë
27 Tetor, 21:48
-
Avioni që i shpëtoi jetën Leka Zogut të Parë! Kush është ai që dha çdo gjë për mbretin?
10 Maj, 15:00
-
Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit
8 Maj, 11:35
-
Hasan Bello: Ligji mbi vagabondat i vitit 1922
4 Shkurt, 09:58
-
Zbulohet trakti antikomunist që alarmoi Tiranën zyrtare, në vitin 1977
16 Shtator 2023, 20:47
-
Rrëfimi i studiuesit të njohur nga Hasi: N’oborr të Sali Qarrit xhandarët e Zogut, detyruan të zotin e shtëpisë me i dhanë kafe për s’vdekmi Bajram Currit
11 Shtator 2023, 09:14
-
Si përherë, edhe këtë verë, na vjen në ndihmë Faik Konica
15 Korrik 2023, 15:35
-
Riorganizimi i sistemit gjyqësor në vitin 1925
9 Korrik 2023, 13:27
-
Ahmet Zogu dhe themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë
27 Shkurt 2023, 20:48
-
Historiani: Si Zogu bleu një vilë 3 milionë dollarëshe në SHBA, u largua me 160 kg ar nga Shqipëria
22 Shkurt 2023, 11:37
-
A ka lidhje vrasja e Hasan Prishtinës me disa atentate dhe ofensivën serbe në Ballkan?
5 Shkurt 2023, 10:54
-
Princ Leka nxjerr disa dokumente të arkivit: Arin e Shqipërisë nuk e vodhi gjyshi im kur iku nga Shqipëria
16 Shtator 2022, 18:53
Te kthej floririn dhe le ti mar tokat pastaj.
PërgjigjuJu lutemi mos e paragjykoni.Gjyshi hajdut i floririt, antishqiptar i nderuar nga Berisha,Leka i pare drogegji i nderuar,hajdut ,i shperblyer me vilat ne durres e Tirane e tani nipi i pangopur qe don tokat ne Mat.Po ky turp nuk ka ? Sigurisht eshte trashigimtR i hajdutve.Shteti nuk duhet tregue indiferent.Pronat qe ka marr deri tani nuk jan te tijat.Te ktheje orin e vjedhur,te paguaje demet qe i jane shkaktue kombit me faljen e Shen Naumit apo toka ne veri.Trahigimtar ha ha haa.M.pas M.
PërgjigjuMeqe e mban mbiemrin e gjyshit dhe I kerkon pronat, shteti duhet te te kerkoje ty floririn qe gjyshi e vodhi nga shteti. Madje dhe ato prona qe more duhet te te sekuestrohen deri sa te paguhen florinjte qe vodhi gjyshi. P.s. vilen e durresit e le borxh te kredia banken
PërgjigjuYunanistan hesapi