Monedha vendase ka shënuar rritje dje në tregun valutor ndaj euros, për herë të parë që prej gati dy javësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 140.25 lekë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë, dollari është forcuar dje, pas nënçmimit të një dite më parë. Një dollar u këmbye me 108.52 lekë, 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë.