Kandidati i ASHE për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli ka zhvilluar tre dëgjesa publike me Biznesin e vogël, OJF dhe persona me aftësi të kufizuar, si dhe me studentët.
Biznesi i vogël ka kërkuar mbështetjen e bashkisë për vendosjen e barazisë në taksa si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga bashkia Vlorë. Kandidati Dritan Leli i ka premtuar përfaqësuesve të biznesit të vogël se kërkesat e tyre do të bëhen pjesë e platformës së tij elektorale.
Në takimin e dytë të zhvilluar me OJF-të dhe Personat me aftësi të kufizuar, Dritan Leli, si mjek në profesion, ka dëgjuar shqetësimet e grupeve
“Ndjeshmëria ime si mjek në shumë vite eksperiencë më ka mësuar t'u qëndroj pranë individëve me aftësi të kufizuara. Kjo ndjeshmëri do të më shoqërojë gjithë jetën, e do të më bëjë që të jem shumë afër tyre në drejtimin e bashkisë së Vlorës”- u shpreh zoti Leli.
Ai u premtoi mbështetje maksimale OJF-ve në punën e tyre të përditshme. Gjatë bisedës kandidati Leli u premtoi se të gjithë personat me aftësi të kufizuar do të kenë një linjë të drejt për drejtë komunikimi me të për çdo shqetësim që do të kenë.
Dëgjesa e tretë e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, u zhvillua me studentët. Të rinjtë e Vlorës i paraqitën Dritan Lelit shumë ide të vlefshme për administrimin e qytetit në përgjithësi, por duke i dhënë një fokus të veçantë rinisë.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com