“Banorët e komunave që do t’i shtohen Bashkisë së madhe të Vlorës do të kenë një treg të sigurt ku do të shesin produktet e tyre. Do të kenë rrugë më të mira që banorët e zonës dhe produktet e tyre të vijnë më shpejt në qytetin e Vlorës”,- kështu është shprehur kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, gjatë një takimi me banorët e "Trevllazërit"

Në takimin e tij me banorët e kësaj zone Leli ishte i shoqëruar edhe nga deputetja e partisë socialiste Valentina Leskaj, me të cilën prezantoi përpara banorëve një pjesë të programit të tij për bujqësinë dhe infrastrukturën rrugore.
Ai u kërkoi  pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 Qershorit dhe votë për Drejtimin e Duhur pasi ka thënë Leli vetëm duke shprehur vullnetin me votë banorët do të kenë në dorë të ardhmen e tyre.
Deputetja Valentina Leska shprehu sigurinë e saj se dhe në këto zgjedhje banorët e Trevllazërit do të tregojnë moralin dhe traditën për të bërë zgjedhjen e duhur. Kjo zgjedhje do të mundësojë ndryshimin e Vlorës së madhe, e cila me ndarjen e re administrative fillon në Myzeqe e përfundon në Palasë.
 
“Sa më shumë vota do të thotë më tepër këshilltarë. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mundësi të hartojmë dhe miratojmë projekte madhore zhvillimore për të gjithë
Vlorën
”,- u shpreh deputetja Valentina Leskaj.
 
Dritan Leli u premtoi banorëve se do të jetë i gatshëm për të dëgjuar e vlerësuar çdo kërkesë e problem të qytetarëve duke dhënë mundësinë e një komunikimi të drejtëpërdrejtë e mbështetje maksimale.
 
“Cdo gjë që do ta lidhë punën tuaj me bahskinë e Vlorës do të ketë derën e hapur në Bashki.Mbështetja ime ska për tiu munguar”- tha Dritan Leli

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)