Leonora Jakupi triumfon në “VideoFesti
muzikor”, Ledri dhe Dafina puthje në skenë

Leonora Jakupi triumfon në “VideoFesti<br />muzikor”, Ledri dhe Dafina puthje në skenë
Pas fitores në eventin "Netët e Klipit Shqiptar" këngëtarja Leonora Jakupi ka rrëmbyer edhe trofeun e “Starcard Videofest 2014” me klipin “Vajza e Kojshisë”.

Në një mbrëmje gala të mbajtur në qytetin kosovar të Gjakovës kanë marrë pjesë emra mjaft të njohur të showbizit shqiptar, të cilët kanë parakaluar në tapetin e kuq duke ekspozuar elegancën e tyre.



Përveç çmimeve të shumta që u ndanë një moment i veçantë i mbrëmjes ishte dhe perfomanca së bashku e çiftit mjaft të diskutuar të muzikës  reperit Ledri Vula dhe këngëtares Dafina Zeqiri.

Ata performuan në skenë bashkëpunimin e tyre më të fundit duke shkëmbyer puthje. Kënga është paralajmëruar edhe më parë si një “pajtim” mes tyre dhe pritet të publikohet së shpejti.



Fitues të kategorive të ndryshme në “Video Fest 2014” ishin edhe Alban Skënderaj, Offcestra, Shpat Deda, Era Istrefi, Dafina Zeqiri, Ledri Vula etj.



Çmimet e ndara në Videofest: 

1.Video Spoti më i mirë në konkurrencën e grupeve- Offcestra

2.Video Spoti më i mirë në bashkëpunim Dafina Zeqiri ft Dj Blunt & Real 1- Veq met pas ty

3.Video Spoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve apo best male Getho Geasy- E nxonme

4.Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Alban Skenderaj- Mrekullia e tetë

5.Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock Shpat Deda

6.Video Spoti me regjinë më të mirë Dafina Zeqiri-Time Out

7.Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best Neë Artist Era Istrefi- Money për Money

8.Video Spoti më i mirë i zhanrit Best Hip Hop Ledri Vula- 100 probleme

9. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e femrave Leonora Jakupi- Vajza e Kojshis

10. Video Spoti më i mirë në zhanrin Pop Folk Skivi ft Mimoza Shkodra e Nora Istrefi- Na

11.Video Spoti më i mirë në konkurrencën RnB Dafina Zeqiri-Hajde ma knej

12. Video Spoti me styling më të mirë Era Istrefi- Edehun

13.Leonora Jakupi- Vajza e Kojshis

14.Video Spoti më i mirë në kategorinë Dance Adrian Gaxha ft Floriani & Skivi- Welcome to Prishtina

15. Video Spoti më i mirë duet Tuna ft Cosman-Fenix

16.Video Spoti me Performancën më të mirë Era Istrefi- E dehun

17.Video Spoti më i mirë Leonora Jakupi-Vajza e Kojshis
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)