Nuk po realizon ndonjë projekt të ri, por është duke vazhduar me koncerte nëpër vendet ku këndohet ''live''. Këngëtarja e njohur Leonora Poloska pasi është kthyer në formë të mirë fizike, vazhdon me aktivitetin e saj muzikorë edhe pse fansat e saj kanë nevojë për ndonjë këngë apo klip të ri.
Është përfolur një bashkëpunim me këngëtaren kosovare Linda Halimin, por kënga akoma nuk ka dal në eter. Për të treguar se është dhe një kërcimtare e mirë, Leonora këto ditë në profilin e saj ka vendosur disa foto në të cilat tregon se din të kërcejë shumë bukur kërcimin ''belly dance''.
Leonora ka kohë që është tërhequr nga realizimi i projekteve muzikore për shkak të piraterisë së madhe që ekziston në internet, ndërsa ka theksuar se do rikthehet me projekte pikërisht në momentin kur tregu muzikorë do të normalizohet.

Su/ Shqiptarja.com