'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

Zbardhet dëshmia e policit bashkiak të Vlorës që u dhunua pasi po i vinte gjobë furgonit të një linje fshati.

Jazaj ka theksuar se eshtë qëlluar për shkak të detyrës.

Kam qenë me uniformë në një lavazh kur fillimisht jam sulmuar nga një person. Jam futur në makine dhe kam lajmëruar policinë. Kur kam qenë duke pritur policinë ka ardhur një tjetër person, babai i djalit. Kam dalë nga makina pasi të atin e tij ia njoh. Kur kam dalë më kanë sharë dhe më kanë thënë të mos vendos më gjoba.

Bëj detyren i thashe— lëre deryrën dhë bej si te themi ne. Më kane sulmuar më pas me grushte dhe me sende te forta dhe me çelësa. I njoh. Janë Kristi e Todi Sota nga Bestrova. Policia i ka arrestuar por me sa kam informacion prokuroria i ka lënë në gjëndje të lirë.

Polici i dëmtuar Bruno Jazaj ka marrë fraktura në kokë dhe fytyrë.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni! Zbardhet dëshmia


S.G/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro