Pogradec/ Policia dhe Inspektoriati i peshkimit sekuestrojnë varkën në liqen, autorët e braktisën! Sekuestrohet edhe 300 metra rrjetë

Pogradec/ Policia dhe Inspektoriati i peshkimit sekuestrojnë varkën në liqen, autorët e braktisën! Sekuestrohet edhe 300 metra rrjetë

Varka dhe rrjeta e sekuestruar gjatë aksionit kundër peshkimit të paligjshëm

Pogradec- Gjatë kontrollit të ushtruar natën e kaluar (19 Dhjetor) në Liqenin e Pogradecit, në zbatim të urdhrit të ndalimit të peshkimit në Liqenin e Ohrit, u bllokua një varkë me motor.

Pranë saj nuk u gjet asnjë person pasi u ndoq nga rojet e peshkimit, sepse autorët e braktisën në breg dhe u larguan. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar me spirancë në zona të ndryshme në Lin-Tushemisht, u bllokuan dhe rreth 300 metra rrjetë e paligjshme. 

Kontrolli është ushtruar në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit dhe Patrullën e Policisë së Kufirit. Kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë periudhës së ndalimit.

Peshkimi pritet të jetë i ndaluar deri në muajin Mars, pas urdhrit të ministrisë për shkak të sezonit të shtimit të specieve ujore.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/12/2024 02:53

    Ministria ka ndaluar peshkimin e megjithate keta nuk heqin dore nga peshkimi ilegal! Duke pare kete rast mund te merret me mend si do ju veje filli kafsheve e shpendeve qe mbrohen me ligj ne gjithe vendin,tani qe kokepykat e qeverise vendosen te mos rinovojne moratoriumin per mbrojtjen e faunes,sidomos asaj te rrezikuar nga gjuetia,sidomos ajo e paligjshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara

Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara