Leskaj: Të lobojmë tek skeptikët
për integrimin e Shqipërisë në BE

Leskaj: Të lobojmë tek skeptikët<br />për integrimin e Shqipërisë në BE
TIRANE- Integrimi europian i Shqipërisë mbetet në fokus të qeverisë së re, dhe realizimit të reformave. Lidhur me këtë çështje, deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e ftuar në studion e “A1 Report” është ndalur tek rëndësia e realizimit të reformave dhe plotësimit të standardeve në kuadër të integimit. Deputetja Leskaj tha se është i rëndësishëm lobimi i aktorëve politikë shqiptarë edhe tek ato vende që janë skeptike lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

“Në rezolutë mbeten çështje shumë të rëndësishme për t’u zgjidhur. Por besoj se gjithë partnerët ndërkombëtarë lexojnë një vullnet politik të shumicës së re për të luftuar krimin, korrupsionin dhe ato fenomene që raport pas raporti kanë ardhur me forcë.

Nëse kanë qenë 12 prioritete një pjesë e tyre kanë marrë vlerësim pozitiv, por ka ende sfida që duhen realizuar nga qeveria e re. Përfitimet nga rezoluta e përbashkët janë disa. Janë një plus sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat.

Duhet të lobojmë edhe me ato vende skeptike sa i përket intëgrimit të Shqiprisë, lidhur me faktin nëse ne i plotësojmë standardet”, u shpreh Leskaj.

Sa i takon lëvizjes së deputetëve, Leskaj tha se “Çdo deputet ka të drejtën e tij të lëvizë, ndërsa gjykimi bëhet nga forumet e çdo partie, dhe më pas bëhet vlerësimi dhe vendimmarrja”.

Duke u ndalur tek puna dhe sakrifica që duhet të bëjë një deputete femër, Leskaj tha se “E rëndësishme është të gjesh ekuilibrin, dhe unë e kam gjetur. Besoj se gratë ia dalin, un kam besim absolut”.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)