Doktor Muhamet Hito, që jeton familjarisht në SHBA prej disa vitesh, ndodhet momentalisht në Shqipëri, që të zgjidhë disa probleme personale. Por gjatë kësaj kohe, ai është bërë dëshmitar i shumë aspekteve shqetësuese në mjekësinë shqiptare. Rasti më flagrant ishte ai i vdekjes së një 11-vjeçari në Spitali Francez, gjatë një operacioni estetik. Duke u nisur nga ky rast dhe qëndrimin anti-njerëzor që mbajtën mjekët, zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë dhe të qeverisë shqiptare, doktor Hito solli në redaksi një letër të hapur drejtuar ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, duke i kujtuar atij, reagimin, sipas motos "Act Now".
I dashur z. Ambasador Arvizu!
Une Matt Hito, shtetas amerikan dhe në të njëjtën kohë shtetas shqiptar me kombësi shqiptare me profesion mjek, ju drejtohem ju si perfaqësues i shtetit Amerikan në Republikën e Shqiperisë me lutjen dhe kërkesën time:
"Për të bërë të pamundurën për të ndaluar një tragjedi që unë personalisht si mjek deri më sot e kam vleresuar dhe e vleresoj si një Gërdec të heshtur".
I dashur z. Ambasador, kam ndjekur me vëmendje çdo iniciativë dhe veprim tuajin për të sensibilizuar jo vetëm shtetin (qeverinë shqiptare) por edhe popullin shqiptar, ku ju personalisht i këshilloni qytetarët shqiptarë për të vepruar (për të qenë aktivë) në çdo hap të jetës së tyre, unë e kuptoj që ju shprehni dëshiren tuaj për të parë një Shqipëri me një demokraci reale dhe mundësisht një demokraci me një vizion amerikan. Kjo është e natyrshme sepse ne shqiptaret e kemi patur dhe e kemi ëndëerr një demokraci të vizionit amerikan.
Pa dashur tju marrë kohëen aq të vlefshme për ju po hyj direkt në thelbin e shqetësimit tim. Para pak ditësh, në takimin me kryeprokurorin e ri zotin Adriatik Llalla, ju e këshilluat që të ketë në qendër të vemendjes dhe t'i japë prioritet çështjes tashmë të njohur të "21 Janarit".
I dashur z. Ambasador!
Pa dashur aspak të vleresoj dhe të komentoj "tragjedinë e njohur të 21 janarit" për të cilën kam bindjen se ju jeni i mirëinformuar, unë si mjek, si prind, si gjysh dhe si shtetas shqiptar e shoh absolutisht të domosdoshëm t'ju informoj se:
"Nje tragjedi e panjohur, një tragjedi e heshtur është prezente edhe sot në Shqipëri, e cila çdo ditë rrezikon jetën e çdo fëmije në Shqipëri. Kjo tragjedi për nga përmasat dhe pasojat e saj është më katastrofale se tragjedia e Gërdecit, është pikërisht kjo arsyeja pse unë e kam vlerësuar: "Një Gërdec të heshtur".
Ta argumentojmë:
Ju bëj të ditur se më daten 07.11.¬2012 në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza vdiq fëmija Denis Almadhi (11 vjeç). Fëmija vdiq në sallën e operacionit në klinikën e syve.
E vërteta është se: fëmija hyri në sallën e operacionit për të bërë një nderhyrie kirurgjikale "estetike" në qepallën e syve, ndërhyrje kjo shumë e thjeshtë që nuk kërkon më shumë se 15-20 minuta kohë dhe në mënyrë absolute nuk ka as edhe nje arsye shkencore që fëmija të vdesë....Por ç'ndodhi me Denisin e "shkretë???" Ai vdiq mbas gjashtë orësh në sallën e operacionit pa marrë asnjë ndihmë mjekësore!!!
Shkaqet që çuan në vdekjen e Denisit të vogël janë:
1 -Fëmija u operua nga një mjek dentist (i specializuar për kirurgjinë e gojës dhe nofullës), çka ligjërisht është e papranueshme dhe antihumane.
Fëmija duhej të operohej nga një mjek për sytë dhe konkretisht mjek i cili është i specializuar në kirurgjin plastike të syrit për fëmijë (oculo plastic surgeon).
2-Mjeku që operoi fëmijën e bëri këtë ndërhyrje me anestezi të përgjithshme (general anestesia), e cila përfundimisht e çoi fëmijën në vdekje. Ky veprim i mjekut ishte dhe është absolutisht i papranueshem dhe e ngarkon mjekun me përgjegjësi të rëndë penale (ligjore).
Pse? Sepse sot çdo ndërhyrie operatore në sy bëhet me anestezi lokale e cila në 100% të rasteve nuk rrezikon (nuk jep) vdekje.
Pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes:
Përdorimi i narkozës së përgjithshme gjithmonë bart me vehte rrezikun e pasojave nga vetë lënda narkotike që në raste të veçanta çon në vdekje.
Në rastin e fëmijës tonë Denis Almadhi fakti që mjeku përdori anestezinë e përgjitheshme dhe jo atë lokale e ngarkon mjekun me përgjegjësi ligjore sepse është mjeku ai i cili e coi fëmijën në vdekje.
3-Në momentin e administrimit të anestezisë së përgjithshme fëmija pësoi hypertermi maligne (patologji e veçante që vjen si pasojë e marrjes së lëndës narkotike, një patologji që ndodh në individë të veçantë ndërkohë që marrin lëndën narkotike në sallën e operacionit) është kjo patologji që e çoi fëmijën në vdekje.
Dihet shkencërisht se një patologji e tillë mund të ndodhë ndërkohë që fëmija merr narkozë të përgjithshme dhe pikërisht për këtë arsye mjeku dhe jo vetëm mjeku, por i gjithë ekipi mjekësor duhet të jetë i përgatitur për t'ju përgjigjur një situatë të tillë, në këtë raste mjeku duhet detyrimisht të përdorë medikamentin e quajtur "Dentrolen", i cili është medikamenti i vetëm që e shpëton fëmijën nga vdekja, pra përfundimisht themi se:
Mjeku nuk duhet të fillojë operacionin në rast se ky medikament (Dentroleni) nuk është prezent në sallën e operacionit. Në rastin tonë mjeku hyri në sallën e operacionit dhe filloj anestezinë e përgjithshme pa patur këtë medikament, çka e çoi fëmijën në vdekje.
I dashur Ambasador!
Vdekja e fëmijës Denis Almadhi nuk duhet parë si një rast i veçantë (dhe i izoluar) por kjo vdekje duhet parë si një "shpërthim "i njëjtë si "shpërthimi i Gërdecit" është një shpërthim i veçantë që nxorri në pah faktin se në Shqipëri edhe më parë kanë ndodhur vdekje të tilla në sallën e operacionit, por shteti ka heshtur!!! Fëmijët kanë vdekur, po vdesin dhe do të vdesin sepse shteti nuk i mbron. Është fakt se fëmija Denis Almadhi vdiq sepse shteti i mohoi të drejtën e një mjekimi absolutisht të domosdoshëm për të mbrojtur jetën e tij. Ai vdiq në sallën e operacionit nga hypertermia maligne (patologji që ndodh si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike) pa ju dhënë asnjë ndihmë mjekësore për vëtë faktin se për fëmijën mungonte medikamenti DENTROLEN, i vetmi medikament që do ta mbronte nga vdekja. Pra ashtu sikundër Gërdeci shpërtheu në një moment të papritur (15 mars 2008) dhe u bë i njohur për popullin shqiptar sepse shpërthimi ishte spektakolar, Denis Almadhi vdiq në sallën e operacionit dhe edhe sot vdekja është e panjohur nga njerëzit e thjeshtë.
Po të krahasohet Gerdeci i vitit 2008 (ku pati 26 viktima) me Gërdecin e heshtur në rastin tonë llogaritet që shkencërisht nga viti 1990 deri më sot në Shqipëri të kenë ndodhur jo më pak se 40 vdekje (në sallën e operacionit), vdekje këto të ardhura si rezultat i mosdhënies së ndihmës mjekësore, nga ekipi mjekësor dhe shteti shqiptar. Ky Gërdec e ka pikënisjen e tij historikisht që në momentin që në Shqipëri ka filluar përdorimi i ndërhyrjeve kirurgjikale me anestezi të përgjithshme (ndoshta aty rreth viteve 1920-1930, por ne po qëndrojmë në vitet 1990 kur në Shqiperi filluan proceset e para demokratike. Pra presupozohet se me fillimin e një shteti demokratik, shteti merr përsipër edhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve të tij, akt ky që garantohet me kushtetutë, pra është e drejta jonë të themi se është detyrim i shtetit të bëjë të pamundurën për të mbrojtur jetën e fëmijëve tanë!
Por cili eshte realiteti? Vdekja e Denis Almadhi është një këmbanë alarmi që bie për ne për t'u ngritur dhe për të vepruar tani, "Act Noë", sepse shteti edhe në këtë moment i ka hapur dritën jeshile krimit.
E them këtë sepse, edhe sot mbas 40 ditëve nga vdekja e fëmijës Denis Almadhi shteti "nuk denjon të mbrojë jetën e fëmijëve tanë", sepse Denisi vdiq në sallën e operacionit pa marrë asnjë ndihmë mjekësore, vdiq sepse mjeku e operoi pa prezencën e medikamentit Dentrolen, i cili në mënyrë absolute duhet të ishte në sallën e operacionit për ta shpëtuar nga vdekja. Çdo Denis që do të hyjë në sallën e operacionit është i rrezikuar të "Dënohet me vdekje" nga mjeku dhe natyrisht nga shteti përsa kohë që në sallat tona të operacionit mungon Dentroleni" dhe kjo është një tragjedi që duhet ndaluar sa më parë.
Është pikërisht kjo arsyeja që unë si mjek, si prind dhe si shtetas amerikan ju drejtohem ju që t'i drejtoheni prokurorit të ri që ta shohë me prioritet këtë tragjedi, e cila edhe në këtë moment merr jetë njerëzish. Ju mund të thoni: Dr. mund t'i drejtoheni vetë z. Llalla, por unë do të thoja se me prokurorinë kam një eksperiencë shumë të hidhur. Shkurt ju them se deri më sot organi i akuzës nuk ka denjuar të na presë, ose më thjeshtë të takohesh me një prokuror është njësoj si të tentosh të kalosh murin e Berlinit në vitet 1980. Kjo është arsyeja pse unë ju drejtohem sot ju me të vetmen arsye për të mbrojtur jetën e fëmijëve shqiptar.
Ju faleminderit
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 19 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com