Letërsia shqipe dhe vepra e Kadaresë gjendet në zgripin e verifikimit biografik

Letërsia shqipe dhe vepra e Kadaresë gjendet në zgripin e verifikimit biografik

Ka vite që në median shqiptare, por edhe në studimet kinse letrare, Kadare, vepra e tij, është vendosur, në një situatë verifikimi të pazakontë.

Mjafton të kujtosh faktin se hulumtimin e dosjes së Kadaresë, më saktë të atyre që kanë spiunuar Kadarenë, e nisi Shaban Sinani. Por në këtë periudhë e ka zgjeruar me një verifikim, gjoja më të plotë, Dashnor Kaloçi. Kjo rrethanë, e hapjes për gjysmë të dosjeve, e hapjes së anshme, pra duke bërë përzgjedhje, sipas hulumtimeve të kërkuesve të kohëve të ndryshme. Tani, për hir të së vërtetës, është shtuar numri i atyre që kanë kërshëri për të lexuar dosjet, por është shtuar edhe mllefi, zemërata sa gjuetia e shtrigave, për të evidentuar, kundërshtarët dhe adhuruesit e Kadaresë, pra jo të veprës letrare, jo të teksteve, ka krijuar një pështjellim etik dhe estetik kozmik. Letërsia shqipe, dhe vepra e Kadresë, gjendet në zgripin e verifikimit biografik, madje të shkallës skajore/ ekstreme, që po nxorre gjësend nga dosja, të plas dhe vërvit në fytyrë gjithë dosjet. Endja në dy realitete, të dosjeve, ku madje fle shëmtimi i qenies në kohën e diktaturës, të teksteve, që kanë vlerat dhe mungesat e tyre, në kuptimin që secili i lexon në bazë të shijes, ka prishur ekulibrin se çfarë është letërsi, madje se ku qëndron vlera e Kadaresë. 


«Hulumtimi» i tejzgjatur në dosje, një kërkim gjyësëmserioz e gjyësëmshakatar, ka ndihmuar për të përplotësuar dhe hiperbolizuar mitin e Kadaresë, por ndërkaq ka ndikuar edhe për të larguar vëmendjen nga tekstet letrare, pra edhe nga vepra e Kadaresë. I mbërthyer, apo qarkuar në mbërthimin e dosjeve, nga adhuruesit dhe jo adhuruesit, uroj dhe shpresoj që në marrëdhënie me letërsinë, më në fund ta braktisim «luftën e klasave», tashmë me armiqër të brendshëm. Të gjendur në këtë rrethak, tipik biografik dhe ideologjik, me vetëdije absurde, për nevojat e medias, të shkatërrimit të tjetrit, të asaj situatës së përmendur Kroçes, ku « tjetri është pengesë për tu kapërcyer », pra për tu asgjesuar, ku gjithçka tregon se jemi në vijimin e betejës së zhdukjes së armikut të brendshëm, se me të jashtimin e kemi gjetur gjuhën, i kemi puqur pipat, duke u përgjunjur dhe përjargur. Zgjatja në kohë, thellimi në humbellat e tjetërsimit, që bartin dosjet, na ka çuar në situatën absurde:
Së pari: Më shumë shkrimtarët, por edhe të tjerët, lerë më sigurimsat, janë marrë me spiunime, me përndjekje, me beteja me mullijntë e erës, e prandaj në pamundësi që dosjet të hapen normalisht, prefrerohet që të ndahen, copëtohen dhe shkyhen për të realizuar gjuetinë e shtrigave.
Së dyti: Ka gjasa që tekstet letrare të kalojnë në plan të dytë, madje studimet letrare, do të duhet të zgjerojnë hapësirën e verifikimit, mbase të ndërrojnë edhe emrin, studime të teksteve të dosjeve dhe librave të autorit.
Së treti: Ka një të mirë, si ana tjetër e medaljes, se zbulon gjithçka, ndonëse në mënyrën më të shëmtuar, zbulon heronjtë e shpifur, idhujtë pa krena, zbulon hijet dhe fantazmat e djeshme dhe të sotme, zbulon se ende kemi mbetur në të kaluarën.
Së katërti: Duke u marrë me dosjet, kaq gjatë dhe kaq shëmtueshëm, kemi vrarë letërsinë, kemi ikur nga letërsia, kemi bërë që «faji» i autorit të shihet si faji i tekstit, pra i estetikes. Të vrasësh letërsinë, do të thotë se ke vrarë shpirtin, pavarësisht përllomjes që mundet të ketë pësuar. 
Letërsia ekzistencën e vetë e ka në tekstet letrare, dosjet zbulojnë karakterin e autorëve, jo të teksteve. Të gjithë nga pak, secilën ditë po punjomë për të përgojuar, për ta vrarë dhe dhunuar letërsinë, madje për ta vendosur në zgripin e vetë ekzistencial, se tani e tutje nuk e vlen të merresh më me letërsi! Me të drejtë Todorov në librin Letërsia në rrezik, botuar në vitin 2007, njoftonte se çfarë po ngjet me letërsinë në botë, e tingëllimat e atij paralajmërimi janë domethënëse edhe për çka po ngjet me letërsinë shqipe. Deri kur do të ndërthurim, dosjet me tekstet, etikën me estetikën, apo derisa «pamençuritë» tona të gjejnë dritare mediatike për të thelluar prishjet e ekulibreve shpirtërore, aq sa të humbim shpresën, se ka të nesërme, së paku në art dhe letërsi, që po e mban ndezur ëdrrën për nesër dhe më tutje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prap me smojl kriminelein mo ! hesap muzllum: 25/08/2019 11:13

    shiheni se me cfar merret per 30-vjet ky popull idiot me spiunet ballistat zogistat rrospit e anadollit etj si mundet ti afrohet shoqerise civilizuar ky Gen Anadolli mua mee duket e paimagjinushmee nji Enigem ! Le pastaj na can menderen me kte nastradin komunist . Dhe kujt po i interesojne sot te tilla spiunlliqe e idiotizma anadollakesh ? hahahahahah Truri Kaps i Muzllumave nuk ndryshon kurr,ai jeto vetem e te kaluaren

    Përgjigju
  • Alma: 25/08/2019 10:13

    Tradhetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë