RIGA - SHBA-ja ka dërguar më shumë se 100 pajisje të rënda ushtarake, veçanërisht tanke dhe automjete të tjera luftarake, për tre ish-republikat sovjetike baltike për të riforcuar kapacitetin e tyre të mbrojtjes dhe për të detyruar rusët të heqin dorë nga kërcënimet e mundshme, deklaroi sot në Riga gjenerali amerikan, John O'Connor.
Livrimet nëpërmjet portit të kryeqytetit letonez kanë si qëllim t'i tregojnë vendosmërinë tonë presidentit rus, Vladimir Putinit dhe Rusisë që ne mund të bashkojmë forcat", deklaroi gjenerali, Connor, i ngarkuar për transportin e këtyre pajisjeve.
"Tanket Abrams, automjetet luftarake Bradley dhe automjetet Scout Humvees do të qendrojnë në Letoni dhe Lituani për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të detyruar Rusinë të heqë dorë nga një agresion i mundshëm", nënvizoi ai.
Anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian që prej vitit 2004, këto tre shtete balltike kanë një potencial të dobët ushtarak.
Synimi i Rusisë në Ukrainën lindore dhe aneksimi i Krimesë në muajin mars 2014 kanë ngjallur shqetësime në këto vende të bashkuara për një gjysmë shekulli me ish-Bashkimin Sovjetik.
Manovrat ushtarake të Rusisë në rajonin e Detit Balltik kanë rritur frikën që Kremlini po përpiqet vetëm t'i destabilizojë./ATSH/
/Shqiptarja.com