Letra prekëse e Ermalit për Dr Florin:
Sa këngë që s’gjej forcë t’i përfundoj

Letra prekëse e Ermalit për Dr Florin:<br />Sa këngë që s’gjej forcë t’i përfundoj
Miqtë dhe familjarët prej më shumë se 2 vitesh vuajnë ndarjen nga jeta të Dr Florit. Por sot është një ditë më e rëndë se të tjerat...Flori ka ditëlindjen.
 
Në një letër drejtuar Florit, Ermal Mamaqi kujton me nostalgji momentet e bukura, planet e mbetura përgjysmë dhe ëndrrat që morën fund.
 
“Më mori malli Flor...
 
Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.
 
Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.
 
Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: - Pse sa është ora?
 
Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.
 
Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.
 
Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.
 
Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.
 
Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë...
 
Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.
 
Kushedi sa bukur do jetë...
 
Më mori malli Flor...”
, ka shkruar Mamaqi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!