Letta: Lobim për statusin
tek vendet skeptike të BE

Letta: Lobim për statusin<br />tek vendet skeptike të BE
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë pune ku është takuar me kryeministrin italian Enrico Letta. Dy homologët pas takimit kanë dhënë një konferencë për shtyp në Pallatin Chigi në Romë ku Letta ka theksuar se Italia s’ka dyshime për progresin e Shqipërisë dhe po punon për të bindur ndonjë vend skeptik që të votojë pro dhënies së statusit. Kryeministri italian e ka quajtur Shqipërinë partner strategjik të Italisë dhe ka përgëzuar punën e qeverisë “Rama”. Ndersa kreu i qeveris sqhiptare Rama ka shprehur mirënjohjen për lobimin e Italisë e se po pret me durim dhe ndonjë vend skeptik.

"Shqipëria e meriton statusin, për të do ishte stimul në reforma të tjera", tha Rama. Që është shprehur i bindur për avokatinë e Italisë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë pas pak ditësh. Nga ana tjetër dy kryeministrat kanë biseduar për bashkëpunimin mes policive, bashkëpunimin ekonomik. Ku kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se investimet italiane janë të mirëpritura në Shqipëri, pasi dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve e kanë italishten si gjuhë të dytë. Njëherësh të dy kryeministrat kanë nënvizuar faktin se Italia i është gjendur gjithnjë Shqipërisë pranë në momentet e saj më të rëndësishme.
 
LETTA: PËR ITALINË S'KA DYSHIME MBI STATUSIN E SHQIPËRISË NË BE

Kryeministri italian Enrico Letta, pasi falenderoi kryeministrin Rama për praninë e tij në Romë për herë të parë si kryeministër, herën tjetër ishte para se të bëhej formalisht kryeministër, pastaj takim në Nju Jork, e ka quajtur një raport të konsoliduar atë mes dy vendeve, që do vijojë të forcohet jo vetëm në Romë, por dhe në Tiranë së shpejti. Ai ka theksuar se për Italinë nuk ka asnjë dyshim mbi Statusin e Shqipërisë në BE, pasi për Italinë sot ekzistojnë kushtet që të ketë një rezultat pozitiv për Statusin. "Folëm dhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë. Për ne nuk ka asnjë dyshim, sepse për Italinë sot ekzistojnë kushtet që të kemi një rezultat pozitiv. Diskutuam format dhe modalitetet e punës për ditët që do vijnë dhe duam të bindim edhe vendet e tjera, që po bëjnë një lloj rezistence për integrimin e Shqipërisë.

Familja europiane është një familje shumë e gjerë, e zgjeruar dhe kur të bëheni pjesë në BE ju do ta kuptoni, se ç’do të thotë. Ne dimë diçka për të. Ne do bëjmë një punë për t’i bindur. Jemi të bindur për këtë gjë. Ne e dimë që qeveria e Shqipërisë është e vendosur të vazhdojë në rrugën e reformave, sepse rruga e tyre është nga diktatura në demokraci dhe janë të nevojshme hapat, që janë në qendër të vëmendjes së qeverisë Rama", ka deklaruar kryeministri italian, Letta. Duke dhënë garanci maksimale, se këto ditë që janë në dizpozicion, Italia do t’i shfrytëzojë për të lobuar në favor të Shqipërisë, tek vendet anetare të Bashkimit Evropian, që janë skeptike për dhënien e statusit të vendit kandidat.
 
Kryeministri italian: FOLËM PËR TAP, POLICINË, KOSOVËN, SË BASHKU REZULTATE TË MËDHA
Kreu i qeverisë italiane Enrico Letta ka dhënë para mediave objektin e bashkëbisedimit me homologun shqiptar, Edi Rama.
"Fola për temat e marrëdhënieve dypalëshe. Jemi vende mike, folëm për mundësitë, që në marrëdhëniet mes dy vendeve, në Puglia sot këtu për të paraqitur këto mundësi. Ne duam të ndihmojmë në këtë drejtim, se Shqipëria sot është një partner strategjik i Italisë dhe do punojmë në këtë drejtim brenda bashkëpunimit multilateral si TAP një infrastrukturë energjitike për ne fondamentale dhe isha në Baku muajin e kaluar për të finalizuar udhëtimin.

Jemi shumë të kënaqur për këtë punë. Parlamenti ynë e ratifikoi dhe thamë që është pikë tjetër shumë e rëndësishme”, ka deklaruar kryeministri italian. Letta ka nënvizuar se “folëm edhe për bashkëpunime të tjera në polici, për tema të tjera të lidhura me rajonin, Serbinë, Kosovën, për të cilat i kemi dhënë rëndësi shumë të madhe. Puna jonë së bashku do japë rezultate shumë të mëdha. Ju përgëzoj për punën që jeni duke bërë dhe drejt rrugës së Shqipërisë në BE”. Duke nënvizuar faktin se Shqipëria i ka realizuar të gjitha kushtet për integrimin, dhe dhënia e statusit të vendit kandidat këtë muaj është më se i merituar.
 
RAMA: FALEMiNDERIT ITALISË, PO PRESIM ME DURIM STATUSIN, SHQIPËRIA E MERITON

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vlerësuar mbështetjen e Italisë për Shqipërinë në të gjithë rrugën e saj të integrimit drejt BE. Ai ka nënvizuar se është në pritje të vendimit unanim të të gjithë vendeve anëtare të BE për statusin, ku për të roli i Italisë për bindjen e skeptikëve është më se i rëndësishëm.
“Falemnderit për mbështetjen që Italia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë drejt BE. Edhe ministres Bonino që ka dhënë rezultat në punën e saj, rezultat që do jetë ai i Statusit. Po presim me durim edhe ndonjë shtet anëtar, që ka ende një pozicion meditues për Shqipërinë, që të hedhë hapin e duhur drejt këtij konsensusi e t’i japë Shqipërisë atë që meriton. Do t’i jepte shoqërisë atë stimul të nevojshëm për reformat ë tjera”, ka deklaruar Rama në konferencën e përbashkët për mediat me homologun italian Letta.

“Të vizitoj Italinë është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Por këtë herë vizitë në ndërmarrjet italiane në Puglia, një rrugë që do vazhdojë edhe në janar. Ky është mesazh i fortë dhe i qartë se Shqipëria është e gatshme të presë investime të reja italiane me kushte që unë besoj se për to do jenë optimale", tha kryeministri Rama. Duke e cilësuar sërish Italinë një partner strategjik.
 
Kryeministri shqiptar: EJANI INVESTONI NË SHQIPËRI, FLASIM ITALISHT, KA KRAH TE LIRË PUNE, TAKSA TË ULËTA
Kryeministri shqiptar ka dhënë garanci maksimale për biznesin italian se do të ketë në Shqipëri lehtësira për investimet e tyre, duke filluar qën nga taksat e ulta e deri tek krahu i lirë dhe i kualifikuar i punës. “Jemi një vend që e kupton lehtësisht gjuhën italiane dhe puna e krahut kushton pak. Italia është vend në BE, por tek ne taksat janë të ulëta, por kemi edhe një vullnet për të ecur të thjeshtëzuar burokracitë në maksimum, që ndërmarrjet të gjejnë hapësirat e duhura për të punuar. Kjo jo vetëm është e mundur, por është me leverdi dypalëshe dhe do kontribuojë më shumë”, tha Rama. Ai nënvizoi se u fol për situatën në rajon që Italia ka dhënë ndihmë shumë të rëndësishme, një rajon që e pret vitin e ri si vit i parë që të tërë janë në shtëpi me paqe, me paqen që kanë dhuruar serbët dhe shqiptarët në Kosovë, me histori mirëkuptimi, paqeje dhe zhvillimi.
 
Rama: ITALIA E GJYSHËRVE TANË, TA VIZITOJ KËNAQËSI E VEÇANTË, I JEMI MIRËNJOHËS
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka folur dhe për ndihmën që ka dhënë Italia për tranzicionin shqiptar në të gjithë elementët e tij. “Të vizitoj Italinë është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Unë i jam mirënjohës Italisë, se na ka ndihmuar në këtë udhë nga kalimi nga një regjim diktatorial në një sistem të ri demokratik, që e duam akoma më demokratik, edhe për të ndërtuar strukturat e nevojshme, siç janë duke bërë dhe tani me ndihmën ndaj policisë. Ka rëndësi që kjo fazë bashkëpunimi të jetë më intensive, për të lehtësuar punën e tyre këtu dhe atje, një të keqe që duhet ta luftojmë së bashku, jo vetëm mes dy shtetesh, por dhe midis shumë shtetesh, sepse dhe forma e kriminalitetit është e ndryshme”, tha Rama.

Për të cilin ndihma në sektorin e luftës kundër krimit është shumë e madhe e domosdoshme. “Kjo ndihmë që po na japin në këtë aspekt të jetë më eficente, për të pasur më shumë vëmendje për të ecur në rrugën e BE. Kryeministri Letta edhe pse ka shumë për të bërë gjen gjithmonë kohë. Kjo shenjë e miqësisë që ekziston mes dy vendeve. Italia jo vetëm e gjyshërve tanë, por pjesë e Europës, pjesë e rëndësishme e vetë Italisë”, tha Rama.

Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat