Lëvizja e PS-LSI, i japin Lulzim
Bashës 7 ditë kohë për reflektim

Lëvizja e PS-LSI, i japin Lulzim<br />Bashës 7 ditë kohë për reflektim
Bllokimi i procesit të vettigut që do të rivlerësojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë, për shkak të bojkotit të opozitës, ka futur mazhorancën në një periudhë të “nxehtë” në përpjekje për të gjetur mekanizmat për të zhbllokuar procesin.

Dita e djeshme ka qenë intensive për koalicionin qeverisës i cili është mbledhur disa herë, në disa formate për të gjetur rrugët e procedimit të mëtejshëm me ngritjen e komisionit parlamentar që do të mandatojë anëtarët e vettingut për hetimin dhe pastrimin e drejtësisë.

Fillimisht, mëngjesin e djeshëm lëvizjen e parë e ka bërë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili përmes një shkrese ju ka kërkuar grupeve parlamentare politike, të propozojnë emrat për anëtarë të komisionit “ad hoc” i cili përbëhet nga 6 persona: tre nga opozita dhe tre nga mazhoranca. Letra i ka shkuar Gramoz Ruçit, Edi Palokës, Luan Ramës, Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut.

Por kësaj shkrese i është përgjigjur vetëm LSI-ja dhe PDIU-ja. LSI-ja ka propozuar si përfaqësues të sajin në këtë komision Luan Ramën, ndërsa ka surprizuar PDIU-ja e cila ka propozuar kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.

Duke qenë se të dyja këto parti janë pjesë e koalicionit qeverisës, në këtë komision “as hoc” Partisë Socialiste, më e madhja në parlament, i ngelet vetëm një përfaqësues. Ky pretendim i Idrizit ka vendosur në raporte të tensionuara PS-në, e cila ka zgjedhur të mos i përgjigjet shkresës. Idrizi mungoi në takimet intensive që dje pati tryeza e koalicionit qeveritar.

Në mungesë të një shkrese zyrtare drejtuar Metës me kandidatët e mundshëm që do të përfaqësonin PS-në në këto komisione, PS ka kërkuar thirrjen e një tryeze tjetër. Fillimisht në vilën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit, Rama dhe Ruçi u takuan me Ilir Metën dhe Fatmir Xhafajn.

Në takim u mor vendimi që të shtyhej me një javë procesi i ngritjes së këtij komisioni, duke i dhënë mundësi opozitës që të ndalë bojkotin, e po ashtu duke lënë të hapur edhe 7 ditë mundësinë për negociata politike.

Më pas, u mblodh Konferenca e Kryetarëve me mungesë të përfaqësuesve të opozitës, e cila po ashtu vendosi që t’i propozojë Kuvendit shtyrjen me një javë të vendimmarrjes për ngritjen e komisioneve, si dhe të kthejë pranë Avokatit të Popullit edhe një herë vlerësimin e kandidatëve dhe hapjen e aplikimeve për kandidatë të tjerë duke rritur kështu konkurrencën.

Pas Konferencës së Kryetarëve, Rama dhe Meta u takuan përsëri kokë më kokë për rreth 90 minuta, ku mësohet se është diskutuar për dialogun politik që palët janë detyruar të bëjnë gjatë kësaj jave që kanë në dispozicion. Burimet bëjnë me dije se liderët e mazhorancës do të kërkojnë edhe një herë një tryezë diskutimi nga opozita dhe do të këmbëngulin në uljen e palëve në negociata.

Të njëjtat burime saktësojnë se kryeministri i qëndron idesë se nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë qeveria teknike, ndërsa Meta thotë se kërkesat e arsyeshme të opozitës duhet të merren në konsideratë. Kjo javë do të jetë e “nxehtë” në marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës, të cilat, për hir të ligjit që kanë bërë vetë, janë të detyruar të dialogojnë, pasi kompromisi është e vetmja zgjidhje. Ligji i vettingut nuk ka parashikuar asnjë rrugëdalje apo zgjidhje alternative nëse njëra nga palët politike vendos të mos marrë pjesë në proces, sikundërse po bën Partia Demokratike.       
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit