Mitat Tola rikthehet në krye të Policisë Rrugore në vend me vendimin të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
 
Tola me gradë drejtues është rikthyer 1 ditë më parë në postin e numrit një të policisë rrugore në vend pasi prej disa kohësh ai ishte transferuar në Akademinë e Policisë në seksionin e formimit të punonjësve të ri të policisë.
 
Mitat Tola ka mbajtur dhe më parë postin e kryepolicit rrugorë deri sa në korrik të 2016 u transferua në Akademinë e Policisë dhe në vend të tij u vendos Ardi Veliu.
 
Veliu sot mban postin e drejtorit të policisë së Tiranës ndërsa Tola rikthehet pas afro 1 viti në krye të rrugores.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com