Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton nga sezoni 2025 do jetë pjesë e Ferrarit. Pas 14 vitesh britaniku u largua nga Mercedes ku bëri historinë në garat e shpejtësisë, teksa në moshën 39-vjeçare kërkon të tregojë se periudha e tij nuk ka perënduar.
Hamilton nuk do e ketë të lehtë te Ferrari, me timonin e njëvendëshes italiane që ka 32 komanda të cilat duhet të mësohen përmendësh nga ai.
1 NEUTRAL – Butoni N përdoret për të aktivizuar marshin neutralin (afoljo).
2 KONFIRMO – Butoni PC qëndron për “Pit Confirm” dhe përdoret nga piloti për të konfirmuar udhëzimet e marra nga skuadra.
3 RADIO – Butoni i radios vijon djathtas dhe përdoret për të hapur komunikimin radio me inxhinierët.
4 LËVIZJA POSHTË – Në anën e djathtë, butoni 10 lejon të lëvizen poshtë faqet e ekranit.
5 LËVIZJA LART – Butoni 1+ lejon të lëvizet lart informacioni në ekran.
6 LIMITUESI – Komanda P është kontrolli i kufizuesit të shpejtësisë në bokse dhe kur përdoret, kufizuesi i PIT shfaqet në ekran me shpejtësinë e menjëhershme të treguar në të njëjtën kohë.
7 DIFERENCIALI – Më poshtë është përzgjedhësi rrotullues që menaxhon diferencialin në qendër të kthesës.
8 KRAHU I LËVIZSHËM – Butoni K2 përdoret për të aktivizuar sistemin “DRS”.
9 FRENA E MOTORIT – Selektimi i treguar me ngjitësin “EB” identifikon frenën e motorit.
10 POMPA E VAJIT – Kontrolli “OIL” aktivizon një pompë shtesë vaji për të rritur lubrifikimin.
11 ÇIFTI RROTULLUES I MOTORIT – Komanda vertikale “TRQ” menaxhon momentin rrotullues të motorit.
12 LEVA E FREKSIONIT – E pozicionuar, në këtë rast, në anën e djathtë, mund të shihni levën e freksionit, e cila përdoret vetëm për nisjen.
13 HARTAT – Butoni tregues me shkrimin “ENG”, mundëson zgjedhjen e hartave të motorit.
14 MULTIFUNKSIONI 1 – Komanda 14 menaxhon funksione të shumta, duke përfshirë “ERS”, “REC” (rikuperim).
15 NJËSIA E FUQISË (Poëer Unit) – Funksionet e komandës 14 operojnë së bashku me kontrollin e treguar me numrin 15, levë e madhe qendrore që menaxhon mënyra të ndryshme të motorit me djegie. Këto përfshijnë “WUS” (ngrohje) “PSH” (PUSH, në kualifikime), “RACE” (modaliteti i garës) “SC” (makinë sigurie).\
16 STRATEGJITË – Në qendër, poshtë, shfaqet përzgjedhësi i strategjisë së pjesës hibride e njësisë “Poëer Unit”.
17 MULTIFUNKSIONI 2 – Ky çelës rrotullues shumëfunksional menaxhon funksione të ndryshme: “SPK” ose avancimi i kandelave, “TUR” (presioni i valvulës), “TYR” (gomat) dhe programet e rikuperimit të paracaktuar si A, B, C.
18 GAZI – Komanda 18 “TIRE” menaxhon përgjigjen e përshpejtuesit.
19 BATERIA – Ky buton menaxhon furnizimin e ngarkimit të baterisë.
20 KARIKIMI – Butoni CHR cakton manualisht modalitetin e karikimit.
21 NIVELI I KARIKIMIT – Komanda 21 “SOC” tregon nivelin maksimal të karikimit të dëshiruar/të mundshëm.
22 KONFIRMIMI – Pulsanti “OK” përdoret për të konfirmuar cilësimet.
23 DIFERENCIALI – Ky përzgjedhës rrotullues menaxhon diferencialin në hyrjen e kthesës.