LEZHË - Më datë 08.03.2015, ora 24.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Agostin Marku, vjeç 28, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, pasi  në orën 18.30, në lagjen “Nënë Tereza”, pranë Kishes Dom Lleshit, në superstradën Lezhë-Shkoder, i ka vjedhur me dhunë një portofol me 42.200 (dyzetedy mijë e dyqind) lekë shtetases B H. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.