Vëllezërit malësorë të Lezhës, Gjeto dhe Dedë Çoku, ngritësit e flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Lezhës në 1912 dhe pjesëmarrës në luftën kundër pushtuesit turk, serb e malazez, janë përjetësuar në dy buste që janë vendosur në lulishten kryesore të qytetit. Për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare ata janë vlerësuar ndër vite me titujt më të lartë të akorduar nga shteti shqiptar.
 
Bashkia e Lezhës ka jetësuar në bronz këtë akt sublim të tyre për t’i risjellë vëllezërit Çoku në dimensionin e tyre të merituar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të presidencës, deputetë, autoritete vendore, familjare dhe qytetarë të shumtë.
 
Në emër të familjes Çoku ka folur i biri i Dede Çokut, i cili nuk ka arritur t’i fshehë dot emocionet.
  
Aktiviteti në nderim të vëllezërve Çoku është zhvendosur me pas në pallatin e kulturës ku është mbajtur edhe një sesion shkencor mbi jetën dhe veprën e këtyre dy malësorëve të bregut të matit, ku kanë referuar historiane e studiues të ndryshëm.

Redaskia Online
Al.N/Shqiptarja.com