LEZHË- Kisha e Shën Venerandës në Pllanë te Lezhës është lënë në harresë totale nga pushteti vendor. Ndonëse ajo i përket shekullit të II dhe konsiderohet unike në llojin e saj, askush nuk është kujtuar për të ndërtuar rrugën që të çon drejt këtij monumenti.

Aktualisht rruga është e shkatërruar, madje nuk ka as vend parkingu për turistët.

“Si fillim duhet ndërtimi i rrugës, që të bëjë të mundur që turistët të mos vijnë në këmbë deri këtu por me automjete. Gjithashtu duhet edhe një parking, sepse kjo zona është shumë e ngushtë sidomos edhe prej varrezave të vjetra të këtij fshati”, Paulin Zefi Përgjegjës i Monumenteve në Lezhë.

Përfshirja e këtyre monumenteve në guidat turistike, i jep një tjetër dimension turizmit në Lezhë, por që ndihmon edhe zhvillimin e zonave të caktuara, në rastin konkret të Pllanës.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)