Një automjet është përplasur nga treni në Lezhë, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Spiten. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar edhe pse makina është shkatërruar plotësisht.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.