Me 29 vota pro dhe 5 kundër Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën e 2.54 miliardë lekë, ku 61% mbulohet nga të ardhurat e Bashkisë dhe 59% e tij do të shkojë për investime publike.
Duke folur para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpreh se buxheti ka ardhur në rritje dhe pjesa më e madhe e tij do të shkojë për infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale, duke mbyllur rreth 70% të problematikave.
Gjatë diskutimeve disa prej këshilltareve prezantuan disa problematika, duke kërkuar ndarjen e fondeve në mënyrë të barabartë për adresimin dhe zgjidhjen e tyre.
Me buxhetin e vitit 2026 Bashkia Lezhë ka planifikuar rehabilitimin e 112 rrugëve në zonat urbane dhe rurale, ndërtimin e pedonales nga sheshi “Papa Gjon Pali” deri tek Xhamia, rikualifikime urbane, si sheshi i lagjes “Nënë Tereza” dhe zonën pranë stacionit të trenit.
Komente











Hahaha kur investojn permenden me miliarda ndersa kur i fusin ne arka te tyre te shtetit thojn 2 .1 milion
Përgjigju