Biblioteka e Lezhës ka pasur një mysafire krejt të veçante këtë fundjavë për të promovuar poezitë e saj. Në praninë e dhjetëra fëmijëve, është prezantuar libri i titulluar “Ky shi”, i autores 10-vjeçare Sibora Huda.

Ajo u prezantua për të ndarë me moshataret e saj ndjesinë e hedhur në poezi në librin e saj të tretë. Këtë ndjesi nuk hezitoi tua përcillte edhe dëgjuesve të vegjël që ishin mbledhur për të dëgjuar poezinë e saj.

Është bukur të shkruash, është veçantë sepse nuk mbanë gjë për brenda dhe të gjitha i nxjerrë në disa vargje, në disa strofa, në një poezi. Prandaj dua që poezitë e mia të shpalosin atë që unë ndjejë. Kam shkruar edhe shumë poezi të tjera që flasin edhe për ndjenjat e të tjerëve. Për shembull të endacakëve, jetimëve e shumë gjëra.”, tregon Sibora.

Prezantimi i Siborës si një poete e mirëfilltë ka qenë surprizë për drejtoreshën e bibliotekës “Gjergj Fishta” në Lezhë, Suela Bala.  

Ne në bibliotekë ftojmë gjithmonë shkrimtarë që të takojnë lexuesit e tyre, edhe për të mëdhenj edhe për të vegjël. Surpriza është që këtë herë shkrimtarja është një shoqja juaj, Sibora Huda”, u shpreh e emocionuar Bala.

Poezitë e Siborës janë recituar me bashkëmoshatarët e saj, duke identifikuar dëshirën e saj për të shkruar, sinqeritetin, dashamirësinë dhe thjeshtësinë çarmatosëse në ato qe shkruan. Për Sibora Huden, të shkruash poezi është gjithmonë kënaqësi.

Ka qenë një kënaqësi e madhe të botosh tre libra. Të shkruash poezi për mua nuk është lodhje, është gjithmonë një kënaqësi.”, thotë Sibora.

Poezia e Siborës prek tematika shoqërore shumë të mprehta dhe në këto poezi ajo flet me gjuhën e sajë, me fjalë zemre, ku nëpërmjet poezive,  jep mendime dhe mesazhe që akoma ka shpresë për gjëra të bukura.

[gallery]24746[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com