LEZHË- Policia e Lezhës arreston babë e bir pasi në banesën e tyre i janë sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.
Uniformat blu gjatë kontrollit në fshatin Lufaj të Mirditës ndaluan Mark Kedheli dhe djalin e tij Albert Kedheli.
Në banesën në pronësi të 57-vjecarit Mark Kedheli janë sekuestruar 17 kg kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik model 56 me 3 krëhera fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armevë luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com