LEZHË - Policia e Lezhës ka sqaruar mbrëmjen e sotme të dhëna të reja në lidhje me ekzekutimin e 25-vjeçarit Martin Shtjefni në një lokal në superstradën Lezhë-Tiranë pranë Kryqëzimit të “Shënkollit”, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Mariglen Përgjini, 26 vjeç nga Manatia e Lezhës, person ende në kërkim për këtë ngjarje. Ndërkaq mësohet se në konfliktin e çastit ka mbetur i plagosur edhe Engjëll Nika 24 vjeç, i cili ndodhet në spital ku i janë vënë prangat si bashkëpunëtor në ngjarje.
I arrestuar është edhe dhe Anton Tonin 36 vjeç nga Balldreni i Lezhës, i akuzuar për moskallëzim krimi. Mësohet se pas të shtënave me armë në lokalin përgjatë rrugës Lezhë-Tiranë ka pasur një tjetër përplasje në spitalin e Lezhës, ku vëllai i viktimës Petrit Shtjefni 42 vjeç ka goditur për shkak të detyrës infermierin e spitalit të Lezhës Arben Marku 26 vjeç.
VRASJA
Vrasja është shënuar brenda në lokal rreth orës 02:00 të mëngjesit. Autori dhe viktima ishin të ulur në dy tavolina të ndryshme. Nga të dhënat e para hetimore mendohet se mes viktimave dhe autori fillimisht ka pasur ngridje më pas situata ka gjeneruar në përdorimin e armës tip pistoletë nga autori.
HETIMET, POSTBLLOQE PER ARRESTIMIN
Menjëherë pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Mëngjesin e sotëm, pas veprimeve hetimore policia deklaroi se identifikoi autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Mariglen Përgjini, nga Manatia e Lezhës. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit. Korrepondenti i TV A1 Report Julian Hila informon se policia ka ngritur postblloqe në autostradën Lezhë- Tiranë por dhe në rrugët rurale për arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Një grup hetimor po punon për të zbardhur motivet e ngjarjes si dhe gjurmë që mund të çojnë në arrestimin e autorit. Ndërkohë në polici janë shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në lokal në momentin kur ndodhi vrasja.
*Lajmi fillimisht u publikua në orën 05:10, të 10 janarit, u përditësua në vazhdim, i fundit në orën 22:41
(b.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com