Tri motra me aftësi të kufizuara në Lezhë kanë rënë pre e abuzimeve seksuale, ndërkohë që mund të bëhen dhe viktima të trafikimit.
Ky fakt u bë i ditur gjatë Tryezës Teknike të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të antitrafikimit të qenieve njerëzore.
Deri pak muaj më parë tre motrat kanë qenë pjesë e qendrës ditore në Lezhë, por janë larguar nga aty duke mbetur braktisur rrugëve të qytetit.
Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Lezhë Altin Jaku ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për rastin në fjalë.
"Bëhet fjalë për një familje që janë me aftësi të kufizuara, fatkeqësisht e gjithë familja. Në momentin e tanishëm ata janë rrugëve dhe nuk përgjigjet njeri për ta. Si rezultat i kësaj mendoj që ka ndikuar për keq edhe duke i bërë target grup për trafikim. Kërkoj nga Shërbimi Social, qoftë i bashkisë qoftë ai shtetëror që të gjejmë një zgjidhje përfundimtare se si mund t'i ndihmojmë", tha ai.
Të pranishëm në këtë takim përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe të Shërbimit Social, kanë bërë të ditur se janë njohur me këtë çështje, dhe se po punojnë për gjetjen e një zgjidhje për sistemimin e tyre.
"Në këto kushte që jemi mendoj t'i drejtohemi kryetarit të bashkisë që mund të marrim një zgjidhje. Unë jam e hapur që të loboj edhe me pushtetin qendror, me Shërbimin Social Shtetëror nëse është e mundur për të rishikuar punësimin apo një person tjetër për t'i ardhur në ndihmë qendrës sepse kapaciteti i profesionistëve të qendrës nuk është në nivel që mund të përballojë paaftësinë e këtyre vajzave" shprehet një përfaqësuese e shërbimit social të bashkisë Lezhë.
Gjatë këtij takimi në cilësinë e drejtuesit të tryezës teknike për Trafikimin e Qenieve Njerëzore Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Lezhë Altin Jaku ka kërkuar që të evidentohet çdo rast trafikimi dhe të veprohet në bazë të ligjit të përcaktuar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO