LEZHE- Arrestohet Nikoll Gjonoca, shtetasi i kërkuar nga forcat policore, në fshatin Kashnjet të Lezhëz, gjatë një operacioni të policisë së qytetit, i koduar "tuneli". Gjonoca në muajin prill të vitit 2013 ka qëlluar me armë zjarri shërbimet e policisë së Kavajës, të cilat kërkonin të bënin ndalimin e tij si autor i vjedhjes së një furgoni dhe disa bagëtive.
I akuzuari së bashku me shtetasin Roland Kasa kishin vjedhur në këtë rreth.

Nikoll Gjonoca kishte arritur t'i shpëtonte policisë, pasi në dyshemenë e shtëpisë së tij, kishte hapur një tunel të maskuar. Shtetasi dyshohet dhe për vepra të tjera penale mbi të cilat policia po punon për t’i zbardhur.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg. Nikoll Gjonoca kishte arritur ti shpëtonte policisë, pasi në dyshemenë e shtëpisë së tij, kishte hapur një tunel të maskuar. Shtetasi dyshohet dhe për vepra të tjera penale mbi të cilat policia po punon për t’i zbardhur.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)