Lezhë, bibliotekë e lëvizshme për
fshatrat, libri më pranë qytetarëve

Lezhë, bibliotekë e lëvizshme për<br />fshatrat, libri më pranë qytetarëve
Nxënësve të 26 shkollave në zonat rurale të Lezhës do t’iu vihen në dispozicion një sërë titujsh librash për ti lexuar.
 
Kjo iniciative e titulluar "Takohemi Bashkë me Librin" është  ndërmarrë nga drejtuesit e Bibliotekës, duke parë se shumë nxënës në zonat rurale nuk kanë mundësi aksesit në bibliotekën e qytetit.
 
Drejtoresha e Bibliotekes Suela Bala, ka kërkuar edhe mbështetjen çdo qytetari që mund të kontribuojë qoftë më libra nga bibliotekat e tyre personalë apo dhe me sasi te hollash që të blihen libra të rinj.

Janë 26 shkolla dhe ne kemi nevojë për shumë libra në mënyrë që ti përgjigjemi kërkesave të nxënësve dhe fëmijëve për të lexuar. Në pamundësi për ti ofruar nga biblioteka e Lezhës menduam që të kërkojmë edhe bashkëpunimin tuaj në mënyrë që librat që janë në raftet e qytetarëve të Lezhës të vijnë në këtë projekt” tha ajo.
 
Biblioteka e lëvizshme do të udhëtojë në ditët në vijim në 26 shkollat e zonave rurale të Lezhës, ku çdo nxënës mund të marrë libra që dëshiron për ti lexuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën