Tre persona janë arrestuar nga Policia Lezhës pasi kanë kundërshtuar forcat e policisë dhe njëri prej tyre drejtonte makinën në gjëndje të dehur.

Drejtuesi i mjetit, Gjenar Biba, 36 vjeç teksa ka qenë duke i dhënë makinës tip Reno Megan në zonën e Shëngjinit është konfliktuar me një drejtues tjetër mjeti.

Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e policisë për të sqaruar konfliktin, por në momentin e ndërhyrjes, policia është hasur me kundërshtimin me forcë nga drejtuesi i mjetit Gjenar Biba dhe dy pasagjerët në mjet  që e shoqëronin, Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema. Të tre kanë kundërshtuar me forcë fizikisht forcat e policisë.
 
Policia pasi ka dyshuar për gjendjen në të cilën drejtonte makinën shtetasi Biba,  i ka bërë atij testin e alkoolit pas të cilit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.
 
Menjëherë pas kësaj policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve, Gjenar Bibaj, 36 vjeç, banues në Lezhë, Kristjan Ejlli, 20 vjeç, banues në Kurbin, Eduart Tema, 25 vjeç, banues në Mamurras.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për Gjenar Biba, "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" si dhe dy personat që e shoqëronin për veprën penale, "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik". 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com