Zbardhet skema e ekzekutimit në Lezhë, efektivi i FNSH-së Xhulio Prela qëllohet me plumb në gjoks brenda në makinë! I ati: S'kemi hasmëri, iku për në Rinas për të marrë një mik

Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Xhulio Prela,26 vjeç, nga Puka ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip "Volksëagen" më të cilin po udhëtonte ka ecur për 300 metra dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë. Ai është qëlluar 3 herë me pistoletë TT duke marrë një plumb në gjoks, që ka qenë fatale për të. Dy plumbat e tjerë, njëra kapi xhamin e pasmë të makinës dhe tjetri targën e mjetit.

Në një intervistë për Report Tv, i ati i viktimës, Martin Prela tha se Xhulio u nis për në Rinas për të marrë një shok dhe ta çonte në Shkodër. I ati shprehet se nuk dyshon tek miku dhe se nuk kanë hasmëri, por se i biri ka pasur presione kohët e fundit për çështje që ishin mbyllur me kohë. Report Tv ka siguruar edhe dëshminë  e shokut që mori në Rinas, i cili shprehet se Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon gjatë rrugës. Për shkak të kufizimit të lëvizjes pas orës 22:00, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës, pasi të mbërrinte në Rinas nga Anglia. Në dëshminë e tij ne polici, ai ka deklaruar se i kishte kërkuar 26-vjeçarit të qëndronte tek banesa e tij, por nuk kishte pranuar.  

Report Tv ka zbardhur skemën e ekzekutimit në Lezhë të efektivit të FNSH-së , Xhulio Prela, ku dyshohet se i është pritë. Ai ishte nisur nga banesa e tij në Tiranë drejt Rinasit për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot tek sa po kalonte ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore. Menjëherë Prela e ka rikthyer sërish automjetin në drejtim të Lezhës ku i është afruar personi me elektrik tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda me pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër duke e qëlluar me një plumb në zemër. 26-vjecari është i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy here te tjera me pistolete e tipit TT, ku njeri plumb ka kapur xhamin e prapëm te automjetit ndërsa tjetri ka kapur targën. Pas ekzekutimit të Prelës, makina ka përfunduar në një parcelë rreth 300 metra larg vendit ku është qëlluar.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja dhe deri tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia po heton në 3 pista në lidhje me ekzekutimin e Xhulio Prelës, vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje.

Sipas policisë atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe se do të përdoren kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa është larguar makina e viktimës nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj. Gjithashtu FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën.

Pasi kishte kryer Akademinë e Policisë, 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Lezhë ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit dhe më pas është transferuar tek forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres. Xhulio Prela ishte me origjine nga Puka, por prej vitesh ishte zhvendosur dhe jetonin bashkë me familjen në Tiranë. Prela njihej si një person mjaft pozitiv, me rezultate shumë të mira në Akademinë e Sigurisë ku studionte, ndërsa nuk ka patur sherre në të kaluarën. Policia deri tani nuk ka asnjë provë që e implikon të ndjerin me personazhe problematik.

Viktima Xhulio Prela dhe makina me të cilën udhëtonte

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
E mori nga Rinasi/Shoku i Xhulio Prelës: Gjatë rrugës nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon! Më çoi në shtëpi, por nuk pranoi të rrinte

Personi i cili kishte marre Xhulio Prela ne Rinas ishte mik i vëllait te 26-vjeçarit te cilët jetonin bashke ne Angli. Report Tv zbardh dëshminë e shokut të Xhulio Prelës, i cili erdhi nga Anglia dhe u nis nga Rinasi drejt Shkodrës më makinën e efektivit të FNSH-së. Shoku shprehet se gjatë rrugës Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon. Për shkak të kufizimit të  lëvizjes pas orës 22, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës. E ka dërguar në një fshat të Njesisë Administrative Hajmel dhe më pas është kthyer.

Në dëshminë e tij ne polici, ai ka deklaruar se i kishte kërkuar 26-vjeçarit të qëndronte tek banesa e tij, por nuk kishte pranuar.   

 "Mora Xhulion për shkak se kufizohej lëvizja pas orës 22:00 ai ishte polici dhe mund të lëvizte pas orës 22:00. I kërkova të qëndronte tek unë, por nuk pranoi. Gjatë rrugës nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe as nuk ka folur në telefon", ka thënë shoku i tij.

Ora 13:03
Skema/Xhulio Prela mori mikun nga Rinasi e çoi në Shkodër, rrugës për në kthim i bëjnë shenjë për të ndaluar dhe e vrasin

Sipas burimeve, Xhulio Prela ka qenë në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot tek sa po kalonte ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore.

Menjëherë Prela e ka rikthyer sërish automjetin në drejtim të Lezhës ku i është afruar personi me elektrik tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda me pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër duke e qëlluar me një plumb në zemër. 26-vjecari është i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy here te tjera me pistolete e tipit TT, ku njeri plumb ka kapur xhamin e prapëm te automjetit ndërsa tjetri ka kapur targën.

Ora 12:14
Martin Prela, i ati i viktimës: U nis për në Rinas, për të marrë një mik! Nuk kemi hasmëri, por ka pasur presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë

Martin Prela, i ati i viktimës Xhulio Prela ka folur për Report Tv duke thënë se e ka takuar të birin mbrëmë dhe kanë darkuar së bashku. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit për të pritur një mik, ndërsa nuk dyshon aspak që e keqja t'i ketë ardhur nga miku i tij.  Martin Prela shprehet se nuk kishin hasmëri, por që i biri kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë.  Sipas të atit, Xhulio Prela rreth orës 00:00 ka dal nga shtëpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas.

"E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Më tha do vete më marrë një mik në Rinas me çu në shtëpinë e tij në Shkodër. Ai është nisur diku rreth orës 00:00 dhe më duket se nga ora 01:00 do vinte ai miku me avion. Nuk kemi dyshime te miku që ka pritur, asnjë lloj të keqe nuk njohim, nuk kemi as hasmëri. Ai nuk fliste shumë për punën në shtëpi, mua s'më ka dhënë ndodhje shqetësim në punë, s'ma merr mendja të kishte shqetësime në punë por edhe ndoshta kush e di. Kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë. Nga policia nuk ka thënë asnjë. Mua më kanë pyetur dhe të njëjtën informacion i kam dhënë, mikun që ka pritur nuk kemi asnjë lloj dyshimi, se nga ka ardhur nuk dimë gjë", tha i ati.

 

Ora 12:13
Kjo është shtëpia e efektivit të FNSH, Xhulio Prelës në Yzberisht

1607166681_shtepiaeefektivittevrare.jpg

Banesa e Xhulio Preles

Report Tv ka vajtur në shtëpinë e policit të ekzekutuar në Lezhë, ai prej vitesh jetonte në Yzberisht në Tiranë.  Të afërm të 26-vjeçarit Xhulio Prela deklarojnë se ai nuk ka qenë në shtëpi ditën e djeshme, por nga puna është larguar për më Lezhë. Ndërkohë që më herët disa familjarë të tjerë i thanë Report Tv se ai ishte telefonuar nga dikush dhe ishte nisur drejt Lezhës.

Ora 11:49
Ekzekutimi në Lezhë, Xhulio Prela u nxor në pritë! Familjarët: U telefonua nga dikush

1607159270_1.jpg

Efektivi i FNSH është nxjerrë në pritë për t'u ekzekutuar, pasi burime për Report Tv konfirmojnë nga familjarët se ai është marrë në telefon nga dikush dhe më pas është nisur drejt Lezhës.

Ora 10:51
Ekzekutimi i policit të FNSH Xhulio Prela, pistat që po hetohen

1607159228_4.jpg

Policia po heton në disa pista në lidhje me ekzekutimin e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Lezhë.

Prela nuk njihej si problematik dhe se pistat e ngritura nga policia janë vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje, ku si polic Prela mund të ketë reaguar dhe është vrarë.

Prela njihej si një person mjaft pozitiv, me rezultate shumë të mira në Akademinë e Sigurisë ku studionte, ndërsa nuk ka patur sherre në të kaluarën. Policia deri tani nuk ka asnjë provë që e implikon të ndjerin me personazhe problematik.

Ora 10:13
Zbardhet skema e ekzekutimit të policit të FNSH në Lezhë! Si ndodhi ngjarja

1607159258_2.jpg

Report Tv ka zbardhur skemën e ekzekutimit në Lezhë të efektivit të  FNSH-së , Xhulio Prela, i cili ishte duke udhëtuar më makinën e tij tip "Volksëagen" drejt Lezhës, Ai po kthehet nga aeroporti i Rinasit ku kishte dërguar disa të afërm, por që gjatë rrugës në aksin Milot-Lezhë, një person i ka nxjerrë dorën dhe e ka ndaluar. Më pas ata janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të panjohura. Pas konfliktit Prela ka hipur në makinë, por është qëlluar nga disa person që ishin në një tjetër automjet. Ai ka marrë një plumb në pjesën e gjoksit duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Kjo ka bërë që makina të ecë pa drejtues për rreth 300 metra dhe më pas të dalë nga rruga.

Ora 10:05
Ekzekutimi në Lezhë/ Prela u qëllua më plumb në gjoks, autorët kanë ndjekur lëvizjet e tij! Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë

Xhulio Prela është qëlluar në pjesën e gjoksit, duke humbur menjëherë jetën, kjo ka bërë që makina të eci 300 metra pa drejtues dhe më pas të dalë jashtë rrugës. Atentati mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e efektivit të policisë.

Përgjatë aksit rrugor ka një sërë biznesesh kamerat e të cilave pritet të sekuestrohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.

Ora 09:53
Ekzekutimi i policit në Lezhë/ 15 të shoqëruar, është qëlluar me pistoletë TT! Makina eci 300 metra pas vrasjes së Prelës

 

1607151917_LAJME.00013320.Still007.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i policit të FNSH-së në Lezhë. Xhulio Prela është ekzekutuar me pistoletë TT, ndërsa Report Tv mëson se deri tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Gjithashtu makina eci rreth 300 metra pas vrasjes së Prelës, duke përfunduar në rrugë

Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj.

Ndërkohë që FNSH dhe forcat RENEA vijojnë të krehin zonën.

Ora 07:49
Detaje të reja nga ekzekutimi i policit në Lezhë/ Identifikohet makina autorëve, gjenden 3 gëzhoja në vendngjarje

Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksin rrugor Milot-Lezhë. 26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër, ku burime për Report Tv thonë se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.

26 vjecari Xhulio Prela, banonte ne Tirane dhe me origjine ishte nga Puka.

Ora 07:30
Kush është efektivi i FNSH i ekzekutuar në Lezhë, pamjet  e para nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka siguruar foton e 26-vjeçarit Xhulio Prela dhe pamjet nga vendi i ngjarjes së makinë tip "Volkëagen" me të cilën udhëtonte. Pas ekzekutimit makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë aty.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 06/12/2020 08:45

    Ngushellime familjes. Rasti ka vije te dyshimta. Babai thote-nuk kane hasmeri,por ca probleme te mbyllura te pambyllura.udhetim naten tirane rinas shkoder e kthim.kaq detyrim ka patur per mikun nga anglia?duhet te verifikohen lidhjet miqesore te tij.po keshtu,problemet e mbyllura te pambyllura clat jane?U zu me te dashuren ,apo me trafikantet.eshte ne metoden e grupeve kriminale infiltrimi ne rradhet e policise.

    Përgjigju
  • Luan: 06/12/2020 07:07

    Zoti e past ne shpine e vet. Gjynah 26 vjeç djali. Ngushellime familjes. Policet e forcave speciale ne Shqiperi jane shpesh her te implikuar ne krime qe ja u lehteson pozicioni tyre. Duhet te ngrihet ligj i posaqem per vrasjet me arm ne Shqiperi. Vrasje me paramendim per motive te dobta me arme duhet te ket ket burgim te perjetshem. Jo 15 vjet apo 5 vjet!

    Përgjigju
    • Lomi: 06/12/2020 10:28

      Ti mir e ke o shoku, po gjykatesit si do ti blejne makinat e modelit te fundit e apartamentet, me rrogen e tyre?

  • Juve: 06/12/2020 00:37

    Past drit se gjynah i ri i shkreti

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2020 23:25

    Me vjen keq,djale kaq I mire!Fjalet e babait per presion per ceshtje te mbyllura jane shume intriguese,gjithashtu,duhet kontrolluar lidhjet angleze,kushedi si jane punet atje dhe ky ka paguar haracin me jete,nuk perjashtohet dhe te kete qene viktime e detyres.

    Përgjigju
  • Matrix: 05/12/2020 23:11

    Nje 26 vjecar i forcave speciale i sprovuar dhe stervitur per te nxjerre dhe shkrepe armen nje sekonte para cdo rreziku te jete vrare gabimisht?askush nuk do guxonte prandaj policia dhe prokuroria e ka te lehte te gjeje vrasesit e djalit, shoku qe shoqeroi rrethi familjar dhe shoqeror dhe pse jo dhe koleget e punes, e pamundur te jete rastesi tragjike.

    Përgjigju
  • 24315086: 05/12/2020 17:12

    O Tiko policet tane jane vetem per gjoba jo per te siguruar rendin dherruget problemstike.per mendimin tim duhet te hetohen edhe policet e sherbimit,qe kontrodhojne rruget nacionale per levizjet qe kane bo keto kriminelet,qe mund te jene dhe bashkefajtore si kriminelet.

    Përgjigju
  • BENI: 05/12/2020 17:07

    RUANI FEMIJET ,,,KANE ARDHUR KOHE TE KEQIJA ,,,,IKEN I MIRI ME TE KEQIN...

    Përgjigju
  • Drejtësia: 05/12/2020 16:15

    O komentus të dashur pa përjashtim mor zotni u vra një djal i ri nga dora e një krimineli Idjot. Se nuk vritet djali ri 26 vjeç për çfar do shkaku. Po ky popull do që të vi prap një si krimineli bastrd Enver Hoxha e pastaj e shikojm se sa trima jan kta lapera. Ai ju vinte hakut. Se kta pisa se njofin demokracin. Zoti e ndihfmoft Shqiprin.

    Përgjigju
  • Bajram Muharremi: 05/12/2020 15:57

    Cili hasem e dinte se do dilte ne ate ore? Ndoshta e kane vrare per gjera te castit

    Përgjigju
    • Unknown: 07/12/2020 00:25

      “Good” Ose mikun qe kishte nga anglia e ka me hile

  • AltinTop: 05/12/2020 15:21

    Kjo lirshmeri per te bere krim ne cdo vend dhe ore, sikur gjithe pergjegjsia bie mbi ato qe marin rrogen per “sigurimin e rendit publik”... mbase e kam gabim.

    Përgjigju
  • Laluc: 05/12/2020 14:43

    Kur bashkpunon policia, deputetet, kryetaret me kriminelet keshtu behet Sistemi I kalbur nga posht deri lart Ne shqiperi ska kur te behet, nga momenti qe qarkullon leku I droges

    Përgjigju
  • Bruna: 05/12/2020 13:55

    Kur vritet nje polic i fnsh esht goditur dhe rrezuar shteti.E vetmja zgjidhje per te vendos ne vend dinjitetin e shtetit esht asgjesimi fizik dhe jo arrestimi i krimineleve qe kan kryer vrasjen.Edhe nese dorzohen vet,asnje meshir por plumb ballit.Nese nuk i vret ateher shteti ka ren dhe ministri leshi te iki.

    Përgjigju
  • shqupi: 05/12/2020 13:34

    sa sufllaqexhinj qe komentojne mor jahu.deshet lek pa djerse e shpellari ju dha firmat piramidale e jua mori.deshet arme e shpellari jua dha e po vrisni njeri-tjetrin.doni stabilitet edhe e kerkoni mbas 30 vjet demokraci? o popull nuk behen gjerat me shkop magjik.i vrari sot mund te jetew viktime edhe e nje tentative vjedhje e ka reaguar.nuk e kuptoj cfar duhet te beje qeverija:te veje 1 milion polica ne rruge do thoni qe po sjell diktaturen.te veje pak police epo krimi po ben namin.....mblidheni mendjenesht kafsherija e kultivuar keto vite qe nuk ke cfar ti besh ngushellime familjes por ju legena komentues tifoze e zagare te shqupit prisni te dale e verteta e pastaj filloni e lifni

    Përgjigju
  • Rakaduku: 05/12/2020 13:18

    Cherchez la femme

    Përgjigju
  • Selenice: 05/12/2020 13:14

    Lezhe Fush Pul Kruje fshatarë të egjere barbare

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 05/12/2020 11:01

    Nje ngjarje shum e rend ku siguria ne shqiprin ton te dashur ka arritur vendet e amerikes latine dhe afrikes ku vritesh diten me djell,ku vritesh naten dhe qahesh diten nga dora qe te merr jeten,imagjinoni kur ska siguri per nje polic si do te ket siguri per ne qe jemi njerz te thjesht nese kryeministri i shqipris ka pak burrni ulet njeher ne jeten e ti dhe mendo si prind si vella si dashamir si shok duhet te nise shkarkimet e menjehershme duke ja nis nga ministri i brendshem dhe duke mbaru tek shefi i komisarjatit ne te gjith territorin shqiptar qe po ndodhin kto akte kriminale te shemtuara sepse kshu vertet nuk i dilet qdo dit qe hap njeriu syt dhe zgjohet nga gjumi ose para se te fleje lexon nje lajm nje ose dy persona te vrar..nuk di qa te them ma shum por duhet ba diqka qe ti thuhet stop vrasjeve se kshu po shfarosemi njeri me tjetrin.Ngushellime familjes per humbjen e djalit te tyre zoti ju dhent forc ta kalojn ket dhimbje te madhe

    Përgjigju
    • Hasta el fuego: 05/12/2020 16:01

      Une: po si mund te krahasosh vendet e europes me ka 30 miljon banor vendas minimumi dhe qe kan 36 lloj kombsi te ndryshme emigrantash qe jetojn aty me shqiperin qe ka vetem 3 miljon dhe tranzitojn maksimumi ne mujt 1 mi sirian,maroken apo tunizian qe dun te arrin ne europ bani krahasime shum te pa llogjikshme ma thuj nje vend europjan qe ekzekutohet nje polic ne nje atentat mafioz po te ishte ne krye te detyres te jap te drejt ty dhe kujdo po ne pun te vet te nalesh ne rrug ndoshta me mendimin qe kan nevoj per ndim dhe te vrasin..a e di ti se jeta e nje njeriu ne shqipri vlen 500 mij lek te vjetra,un po tham diqka qe jam nje person qe i kam pshtu dy atentate te bam kunder meje ne vitin 2010 kan ardh 3 polic dhe pergjigjja tyre ka qan neser duhet me ba denoncim dhe ateher do niset qeshtja nuk ka ba denoncim fare sepse e kuptova qe kjo asht e kot ne 2016 teksa ktheja ne shpi kam gjet rrugen e bllokume me rresht gurash qe un te zbritsha nga makina me i largu dhe kam shkel kamen ne gaz e kalu siper gurve se po te ndalsha pale qa do me kishte ndodh sot..un spo komentoj se skam qa baj po thjesht me dhem shpirti kur degjoj qe vritet nje SHQIPTAR pa i pas borxh kuj.

    • Une: 05/12/2020 14:56

      O Hasta ke bere gjithe kete hartim a thua se vetem ne Shqiperi vriten polica. Ku ke pare ti ne cilin vende te Evropes apo Amerike te jap doreheqje ministri se polici vritet nga nje kriminel? Apo te mbaj pergjegjsi kryeministri. Une kam 20 vjet jashte dhe brenda Shqiperise dhe ka shume ekzagjerime nga njerezit si brenda dhe jashte Shqiperise. Shqiperia eshte ne fakt shtet me i sigurte se jashte ne pergjithesi, ka probleme ashtu sic ka cdo vende tjeter.

    • Hasta el fuego: 05/12/2020 14:15

      O shefi i nr 1 ti qanke ma keq se shef kola me spaletat e ti po kush te ofendoj ty o i mjer fatkeqsisht si puna jote ka shum ne shoqerin ton qe ofendojn pas nje tastiere se ne rrug nuk keni aq potencial se ju gerset shpulla hunve..pa me thuj iher kush mbrojti lulin saliun meten etj. Ne komentin tim po ti je by.. lepirs partie se sa te permenet rama kercen dhe ofendon po ti dhe shum si ti se kuptojn qe mu sme plas kush esht berisha basha meta ruci rama se nuk kam marr nga ata as nje qindark se kam 17 vjet qe jetoj jashta shqipris,un vetem qa ju kam dhan atyne me taksat qe paguaj per bizneset qe kam ne shqipri per investiment personale qe kam ba ne atdheun tim pa ndimen e asnje force politike as mbeshtetje me mendimim qe nje dit te kthehem dhe te jetoj aty ku linda..dhe sa per politik kam pas qe ne 1993 njerz te mi deputet deri ne 2016 si nga Ps ashtu edhe nga Pd po sufllaqegji dhe hale

    • shefi i nr 1: 05/12/2020 13:26

      o trap i fuegos po kur qeverija vet vrau 4 persona ne shesh para kamerave ministri lyli e dha dorehjen?po kur hodhen gerdecin ne ere ministri e dha doreheqjen?po kur tan dajti vrau 4 polica ministri e dha doreheqjen? ik mor k@r e ha ndonje takos ose sufllaqe e lene politiken se nuk je as per leter higjenike ne halet e politikes

  • Giu: 05/12/2020 09:51

    Doreheqje te menjehereshme te te gjitheve nga lleshi te veliu te zefi e me rradhe. Kurr me dobet ska qene shteti. Doganat llum tatimet dihen

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 05/12/2020 13:24

      PSE NUK HEDH KANDIDATUREN PER MINISTER? SE DUKESH I MENQUR

    • toni: 05/12/2020 12:52

      giu shpellar si saliu

  • Aldi: 05/12/2020 09:18

    Eshte e disata vrasje qe ndodh ne ate aks rrugor e nuk eshte marre asnje mase, mire qe policia e Lezhes eshte e paafte te marre informacion se kush i ben keto vrasje po te pakten ta mbulojne me sherbime policie ate rruge 24 ore ne 24 e te ti parandalojne.Kur nuk ke mend ke kembe thote populli po keta drejtuesit e policise se Lezhes nuk paskan as njeren e as tjetren po nuk kane as turp.

    Përgjigju
    • Tiku: 05/12/2020 11:37

      Ajo rruge eshte bere shume e rrezikshme gjate oreve te pasdites vone dhe sidomos oreve te nates.Qarkullojne shume automjete me djem te rinj qe provokojne shoferet e tjere ,sidomos kur udhetojne me familjet me qellim grabitjen ose provokojne per sherr .Keto gjera nuk do cudi te madhe ti parandalosh se nuk jane te lidhur ata m... te vegjel me politiken po fakt eshte qe pas ores 5 pasdite nga F.Kruja deri ne Shkoder nuk shikon kembe polici.E kunderta ndodh te ikesh nga Tirana ne Fier, Berat ose Vlore ku ka prezence policie ne rruge aq sa behen te bezdisur.

    • Altini: 05/12/2020 11:06

      Nuk ka cfare te beje policia e lezhes, nuk parandalohen dot 200 mije banore te cmendur qe duan te vriten per nje fjale goje nga 200 police. Nuk ka faj policia, ca do i beje policia ministrit, deputetit, kryetarit bashkise, prokuroreve qe hane e pine me kriminela, gjykatesve qe marrin rrushfet etj etj, te gjitha keta i mbajne kriminelat.

    • Une: 05/12/2020 10:50

      Ata qe e kane vrare jane te njohurit e tij. Cfare duhet te bej policia te ruaj cdo gardhe ne fshat apo lopet ne token e kujt kullosin? Para disa kohesh nje i cmendur vrau kushurin e vet dhe mikun e tij vetem pse kaluan ne token e tij ne ate zone.

  • Robshi: 05/12/2020 09:13

    Rendesi ka reforma ne drejtesi dhe a eshte uji cilesor dmth me shishe qelqi gjate takimeve qe flitet per te...ky vend e ka te ardhmen shume po shume shume te zymte...u prehte na paqe

    Përgjigju
  • Pse keshtu: 05/12/2020 08:35

    Edhe nje zemer nene e perveluar, edhe nje shtepi tjeter ne zi! Ngushellime familjes sepse ne fund te fundit iku edhe nje jete tjeter. Kapeni per zverku ate qelbesiren minister e drejtor te pergjithshem te policise. Kapeni zhgaraviteni ate apatikun qe na del ne media e na tregon sa e si e bleu makinen e shtetit te thjeshte fare mijera euro. Kapini e zhdukini keta burrokrate hajdute e te pacipe qe nuk ju hyn me ne sy asgje po shikojne vetem pragun e deres se tyre.

    Përgjigju
  • Xhulo: 05/12/2020 08:31

    Pasoja e implikimit te policis ne boten e Mafias shqiptare Cdo gje kontrollohet nga policia dhe politikanet Ngusullimet familjes

    Përgjigju
    • Scutari: 05/12/2020 09:23

      Ngadale me deklaratat!! Mund te dale se e ka vrare komshiu se i parkonte makinen para stalles se lopes!!

  • Polici: 05/12/2020 08:25

    Ngushullime familjes

    Përgjigju
  • Shkodrani: 05/12/2020 08:15

    Shume gjynah mosh e re,zoti u dhashte kivet familjarve e kjofte i parajses.

    Përgjigju
  • anonymous: 05/12/2020 07:39

    Ngushullime familjes...por tani krimi arriti kulmin duke ekzekutu polic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës