Më shume se 1 mijë banorë në fshatin Zejmen të Lezhës, prej 6 ditësh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Shkak për ndërprerjen e ujit është bërë djegia e transformatorit që furnizon me energji stacionin e pompave, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për zëvendësimin e tij.
Përballë kësaj situate, banorët e këtij fshati janë të detyruar që të udhëtojnë në Lezhë apo Milot për të mbushur bidonat që të sigurojnë ujin e pijshëm.
Ata thonë se janë pagues të rregullt të faturave të ujit, ndërkohe që edhe pse janë ankuar, askush nuk ka ndërhyre për rikthimin e energjisë elektrike në stacionin e ujësjellësit të fshatit.
"Uji i pijshëm ka disa ditë që mungon, arsyeja thonë që është djegur pompa ose është djegur transformatori por ne po vuajmë. Se si është loja, askush nuk i bie mbrapa, askush nuk interesohet por ne jemi pa ujë.
Kemi rënë në pikë të hallit se nuk dimë se ku të mbushim ujë as të lajmë as të shpëlajmë as të pimë . këtu bie gjithçka në vesh të shurdhët dhe nuk merret askush me atë punë.
Unë jam ankuar si kryetar i fshatit Zemenj.
Problem është si nuk është problem. Me fëmijë të vogël, burrin e paralizuar, vetë e sëmurë.
Ça të bëjmë dalim nëpër katund, kam hapur një pus që nxjerr krimba sa të lajmë rrobat", shprehen banorët.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO