TIRANË - Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Gjykata ka vendosur masë "arrest me burg" për shtetasin Azem Ukaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" kundër dy ose më shumë personave, të mbetur në tentativë për një person.
Ky shtetas akuzohet se, në dt. 01.09.2014, në fshatin Lufaj, Mirditë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Berilion Kaçorri, si edhe ka plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, O. Kaçorri.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se autori e ka ndërmarrë këtë veprim pasi e akuzonte viktimës se i ngacmonte të shoqen. Në debatet e mëparshme, viktima e këtij krimi, nuk e ka pranuar që i kishte ngacmuar bashkëshorten autorit./ATSH/
/Shqiptarja.com