LEZHE - Hajri Jakupaj, 55 vjeç, ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme nga një shkarkesë elektrike pasi po orvatej të riparonte një defekt në nën stacionin elektrik të Lezhës. Fajtor i kësaj tragjedie në punë është kolegu i tij Ndue Pepaj, 51 vjeç.

Sipas policisë viktima i kishte kërkuar kolegut të tijë në nën stacion, Pepajt, të stakonte energjinë gjatë kohës që do ndërhynte në sistem, gjë që ky i fundit nuk kishte bërë.

Ndue Pepaj akuzohet tashmë për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)