Lezhë,mina me telekomandë e vaj
hashashi,si u kapën 2 trafikantët

Lezhë,mina me telekomandë e vaj<br />hashashi,si u kapën 2 trafikantët<br>
Policia e Lezhës ka goditur një grup kriminal, duke sekuestruar mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Në kuadër të operacionit "GOES ON", uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona, si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia ka arrestuar shtetasin Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shtetasi Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25. Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre, ku për shkak të hetimit policia nuk jep të tjera të dhëna për ta.

minat lezhe
Tre minat e sekuestruara në Lezhë

Operacioni:
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Shtetasi Artur Popa me automjetin e tij me targë AA 811 GF, i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
• 14 telefona celularë.
• dy automjete
• 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
• një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

d.c./shqiptarja.acom

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja