Lezhë/ Mungon tregu, zadrimorët shesin në rrugë: Tërë ditën në diell për 10 kile bostan, turpi i Zotit
Mungesa e një vendi për tregëtimin e produkteve bujqësore po penalizon banorët e Zadrimës në Lezhë. Më shumë se gjysma e produkteve të tyre po shkon dëm pasi nuk kanë mundësi tregëtimi.
Mungesa e një vendi për tregëtimin e produkteve bujqësore po penalizon banorët e Zadrimës në Lezhë. Më shumë se gjysma e produkteve të tyre po shkon dëm pasi nuk kanë mundësi tregëtimi. I vetmi vend ku zadrimorët shesin prodhime bujqësore janë rrugën nacionale, e ky fakt shpesh u ka vënë në rrezik jetën.
Eshtë një ndër zonat me rendimet mjaft të lartë në bujqësi, por mungesa e një tregu po i penalizon banorët e kësaj zone.
Në këto kushte fermeret e Zadrimes në Lezhë janë të detyruar ti tregtojnë produktet bujqësore anës supestrades Lezhë-Shkodër, por që kjo nuk është zgjidhje efikase pasi shpesh herë ata janë bërë edhe burim aksidentesh.
Me dhjetra kuintalë shalqinj dhe pjeper janë kalbur për shkak të mungeses se tregut. Fermeret thonë se ndërtimi i një tregu në këtë zonë është domosdoshmeri, pasi në kushtet aktuale prodhimet po ju shkojnë dëm, ndërsa shtojnë se ka munguar mbështetja me subvencione.
Dalim në orën 6 të mëngjesit deri në 8 të darkës. Tregu është përtokë. Ka kaluar prodhim shumë, treg s’ka, s’blen njeri. Një hektar e kisha vitin që kaloi e hodha në kanal. Të rrish këtu tërë ditën e të shesësh 10 kile bostan, është turpi i Zotit.
Fermerët e Zadrimës në Lezhë
Për sa kohë tregu do të mungojë, prodhimet e fermave të Zadrimes në Lezhë do të vijojnë të kalben. Për këtë problem bashkia e Lezhës as që e ka vënë ujin në zjarr për të caktuar një vend e për t'iu ardhur në ndihmë banorëve, të cilët jetesën e tyre e kanë lidhur me prodhimet bujqësore.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor 2024, 07:50
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor 2024, 14:03
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor 2024, 07:50
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor 2024, 19:21
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor 2024, 20:39
-
Zadrimori që thyen tabutë! S'e braktisi kurrë fshatin e ngriti fermë kur ishte vetëm 18 vjeç: Më thonin çoban, e kam pasion këtë punë (VIDEO)
17 Nëntor 2024, 07:57
-
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, vërshojnë përrenjtë në zonën e Zadrimës! Disa banesa të përmbytura, evakuohet një familje (VIDEO)
9 Tetor 2024, 21:53
-
Banorët e Zadrimës pa energji prej 12 orësh, shkak amortizimi i rrjetit elektrik
6 Tetor 2024, 11:40
-
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
21 Shtator 2024, 07:44
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator 2024, 12:21
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator 2024, 11:40
-
Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla
29 Gusht 2024, 15:19