LEZHË-Policia ka parandaluar një vrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës. Konflikti mes dy të rinjve mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda për Nikoll Ndrecën nëse nuk do të kishte ndërhyrë polica.
Gerald Frroku pasi e ka goditur me tytën e pistoletës dhe me grushte ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë zënë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, ndërsa i plagosuri Ndreca është dërguar në spital, por sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur arsyet e grindjes mes Ndrecës dhe Frrokut që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.
/Shqiptarja.com