Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë- Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë (24 Nëntor), si pasojë e karambolimit të dy automjeteve.

Rreth orës 21:30, në Ishull-Lezhë, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin J. B.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e  automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia vendore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Në pamjet e sjella nga gazetari i Report TV, Elvis Hila, dallohen dhe dëmet e shumta në të dy mjetet në rrugë, si dhe policia në vendngjarje dhe zjarrfikësja.

Një prej gomave të makinave është këputur, teksa ka copëza metalike përreth. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të tjerë të lëmnduar apo viktima.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës