Lezhë-Një 18 vjeçar është arrestuar Policia e Lezhës pasi përplasi për vdekje me makinë një 75 vjeçar. I riu është identifikuar si Glenis Lleshaj nga Kurbini.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (3 dhjetor) në aksin rrugor Milot-Laç.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Glenis Lleshaj, 18 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në rrugën "Milot-Laç", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 75 vjeç, banues në Kurbin, këmbësor, i cili për shkak të dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital, ditën e sotme”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.