Policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin e shkaktareve të ndotjes së bregdetit në zonen e Kune-Vainit. Sipas informacioneve shkak i ndotjes është bërë hapja e një kanali gjatë muajve të fundit që lidh lagunën me detin, ndërsa bëhet e ditur se përsonat përgjegjes do të përballen me ligjin.
Specialisti i Sektorit të Kopetencave Vendore në Prefekturen e Lezhës, Gjon Gjoni thotë se për çështjen në fjalë është ngritur një grup pune për pastrimin e zonës së ndotur ndërsa është bllokuar menjëherë kanali.
Ndotja e krijuar prej më shumë se dy javesh solli largim të pushesëve nga kjo zonë turistike, duke dhënë një ndikim mjaft negativ për turizimin në pikun e sezonit.
Komento