Lezhë, breshëri kallashnikovi mbi godinën e njësisë administrative të Blinishtit (VIDEO)

LEZHE-Godina e njësisë administrative në Blinisht është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa janë shoqëruar deri tani 10 persona. Nga breshëria e kallashnikovit që është zbrazur mbi godinën e njësisë administrative nuk ka persona të lënduar, por vetë dëme të shumta materiale.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket shenjat e plumbave në mur dhe xhamat e derës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës që kanë shtëpitë pranë njësisë administrative.

Bashkia e Lezhës ka reaguar duke dënuar ngjarjen, ndërsa i kërkon policisë së shtetit që të vendosë autorët para përgjegjësisë. Gjithashtu bashkia thekson se kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës dhe shton se nuk është dëmtuar asnjë dokument nga sulmi me armë.

"Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës së shkuar ku është qëlluar me armë zjarri disa herë nga jashtë në një distancë të papërcaktuar, godina e Njësisë Administrative Blinisht.

Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup pune, nga i cili pas verifikimit deklarohet se, kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës. Nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, saktësojmë se nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata.

Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion. Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vejë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin, shërbimin administrativ dhe publik"  thuhet në deklaratën e bashkisë Lezhë.  

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/02/2019 16:55

    Hahahahah bajgëri e gjallë hahahahaha!

    Përgjigju
  • saikeq tahir buçja: 01/02/2019 10:08

    Celulat e saliut ne aksion.nuk jam me ps madje e urrej ramen por metodat qe perdor berisha jane te tipit terrorist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar