Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lezhë, ku ka marrë pjesë në perurimin e qendrës së këtij qyteti, si dhe ka ndare çertifikata të pronësisë me moton e legalizimit falas.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se "eshtë kënaqësi që bëjmë takimin në këtë vepër të madhe publike të ndërtuar pas shumë vitesh, pasi ishte shëndërruar në një parking makinash dhe ne vetëm në një vit bëmë ndryshime të dukshme në zemër të qyteti dhe në katër vitet e ardhshme me përfaqësuesin tonë që ju do të zgjidhni ne do të bëjmë më shumë nga sa është bërë për 25 vite".
Rama solli në vëmedje mungesën e investime ndër vite në Lezhë dhe theksoi se "Në këtë zonë nuk është bërë asgjë, por ne do ta rilindim këtë qytet, sepse nuk është vetëm qyteti i vjetër, por dhe qyteti i ri që përfshin zonat rurale dhe të mos konsiderohen qytetarë të zonës së dytë, por qytetarë të respektuar. Ne do ta shëndërrojmë këtë zonë në një qendër turistike dhe tregtare, pasi këtu ka shumë kompani si, ajo e përpunimit të peshkut, që falë përfitimit të skemës së re të qeverisë, ka dyfishuar vendet e punës si dhe kishte projekte inkurajuese eksporti përmes lëndvee të para këtu. Këto janë shenja inkurajuese për të kuptuar se ky është drejtimi i duhur, po ashtu inkurajuese është edhe legalizim pasi deri me sot në pak muaj kemi kapërcyer numrin e legalizimeve të bëra në tetë vjetë se bashku, por shumica e lagalizimeve nuk kanë qenë për shtëpitë, por për bizneset, motelet, njesitë tregtare që janë ndërtuar aty ku nuk duhet".
"Tani është hapur një kapitull i ri për legalizimin falas dhe sot me krenari për këtë hap të parë do të bëjmë që ekonomia familjare nga një strehe që nuk ekziston askundi, t'a kthejmë në pasuri të patundshme dhe si një mundësi për ta patur garanci në banka për të bërë biznes në buqësi apo blegtori apo mbeshtetjen e fëmijëve në studime. Pra, nga kapitale të vdekura do t'i kthejme në kapitale aktive dhe çdo shpenzim që kane bërë qytetarët i kanë të regjistruar si kapitale", tha Rama, ndërsa me pas shpërndau disa leje legalizimi. /atsh/
/Shqiptarja.com