Lezhë, Rama: Tepsinë do ta çoj
për skrap, hetim portit Shëngjin

Lezhë, Rama: Tepsinë do ta çoj<br />për skrap, hetim portit Shëngjin<br /><br>
Qeveria ‘Rama 2’ është zhvendosur në Lezhë në fundjavë në një mbledhje dy ditore, që është kthyer në traditë me marrjen e mandatit të dytë. Mbledhja ka si qëllim njohjen e kabinetit qeveritar me problemet e zonës. Mbledhja zhvillohet të premten dhe të shtunën, ndërsa ka nisur pasditen e sotme në orën 16:00 në ambientet e bibliotekës.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama njoftoi për mediat edhe vendimet që kishte marrë qeveria në mbledhjen e sotme. Mbështetja për agro-turizmin, porti i Shëngjinit, debati për tepsinë, protesta e banorëve të Torovicës, por edhe investimet në qark ishin pjesë e mbledhjes dhe vendimeve.

Rama u shpreh se qeveria ka miratuar një projekt për rindërtimin e portit të Shëngjinit, ndërsa theksoi se ashtu si në Durrës dhe këtu duhet një reformë e thellë, pasi është një nga shembujt e tepsisë, ndërsa kërkoi hetim për keqqeverisjen në administrimin që është bërë. "Në port duhet një reformë shumë e thellë e administratës së portit. Është një nga ato çuditë e mëdha që kemi trashëguar nga epoka e tepsive dhe nëse, ndërkohë ka një proces të hapur penal, apo një kallëzim të paktën penal për Portin e Durrësit ku është bërë një hata e madhe e ku shpresoj shumë që prokuroria të bëjë punën e vet për të ndëshkuar përgjegjësit, edhe këtu, sigurisht, rruga e ndëshkimit duhet të jetë pjesë e këtij procesi reformimi". Porti i Shëngjinit në mandatin e parë të qeverisë Rama u drejtua nga përfaqësues të zgjedhur nga LSI, që ishte aleatja kryesore në bashkëqeverisje. 

"Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe se kur jam zotuar dhe do të jetë cdo ditë edhe më e madh, vështirësia është cdo ditë edhe më e madhe. Ky proces ka dy anë, njëra reformimi i administratës dhe kjo nuk është cështje drejtorësh, por modernizimi".Pak ditë më parë deputeti i PS, Pjerin Ndreu lëshoi kritika të forta në drejtim të Ramës dhe qeverisë, pasi ende sipas tij po mbajnë në administratë tepsinë e LSI-së.

Rama sot u prit me protesta në Lezhë nga banorët e Torovicës, të cilët kërkojnë ndërtimin e rrugës. Kryeministri u shpreh se pas tyre qëndron opozita, ndërsa rruga do të ndërtohet brenda mandatit. Një tjetër temë e rëndësishme ishte edhe reforma e ujit, për të cilën Rama theksoi se për familjet në nevojë matësat do të jenë falas. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit në qarqe, ndërsa vitin e kaluar u zhvilluan dy në Vlorë dhe në Dibër

Deklarata e Ramës pas mbledhjes
Miratuam një vendim për stimulimin e agro-turizmit, do të ketë një plan kombëtar për zhvillimin. Besoj që do të mbështesim ecurinë në këtë drejtim, pasi potencialet këtu janë realisht të mëdha. Subjektet do të pajisjen me një certifikatë të posaçme. Kemi bindjen që këtu potenciali është i madh dhe ka një hapësirë për rritjen e punësimit.

Në javët në vijim do të miratojmë edhe programin për agro-turizmin. Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi për 100 fshatrat ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para.

Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore. Do ndërtohet aksi Milot-Balldren dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve.

Ata që kishin marrë për të bërë këtë rrugë po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk duhet. Nga ana tjetër janë edhe disa projekte ujësjellësish. Duhet ët shkojë deri në fund reforma e ujit, sot ne kemi miratuar edhe një vendim me rëndësi për subvencionimin e kontratave nga shteti dhe vendosjen falas të matësve për familjet në nevojë.

Pyetjet nga gazetarët:
Në lidhje me integritetin, sa në dijeni jeni me drejtuesit që janë emëruar në Lezhë?
Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe se kur jam zotuar dhe do të jetë cdo ditë edhe më e madh, vështirësia është cdo ditë edhe më e madhe. Ky proces ka dy anë, njëra reformimi i administratës dhe kjo nuk është cështje drejtorësh, por modernizimi. Me këtë kuptoj edhe disa gjëra që janë për t’u zhvilluar, uljen drastike të kohës dhe shpenzimeve të njerëzve që kanë nevojë të marrin një shërbim. Kjo ka ndodhur përmes kalimit të shumë proceseve online. Po shkurtohet shumë masa e kontakteve qytetarëve dhe administratës. Së shpejti do të kemi një event publik për këto masa. Për ta prekur progresin do të duhet ende kohë. Drejtorët e rinj në spitale, burgje dhe hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është cështje partie, por të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm.

Protesta e banorëve të Torovicës?
Për ju që kaloni cdo ditë, aty është një torturë, por unë nuk iu kam thënë do të bëj sot, por brenda këtij mandati. Mundësitë tona këto janë. Shumë me rëndësi rruga Shëngjin-Velipojë, do të sjellin zhvillim dhe patjetër rruga e Torovicës është pjesë e planit, pasi është një rrugë ferri, sikur thonë banorët. Projektet i bën bashkia dhe qeveria i mbështet.

Porti i Shëngjinit
Kemi miratuar sot një projekt për portin e Shëngjinit për një rindërtim, por aty duhet një reformë e thellë e administratës, është një nga çuditë e mëdha që kemi trashëguar nga tepsia. Nëse ka një proces të hapur penal për portin e Durrësit, ku është bërë një hata e madhe dhe prokuroria të bëjë punën e vet dhe këtu rruga e ndëshkimit duhet të jetë pjesë e këtij procesi.

Financimet në Lezhë
Në të gjithë qarkun kemi financuar 220 projekte, por do të bëjmë edhe më shumë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh