Në bazë të një operacioni të mirëogranizuar Policia e Lezhës ka sekuestruar 320 gramë kokainë .
Policia ka arrestuar Pajtim Agën, 47 vjeç banues në Tiranë pasi i gjeti në makinë sasinë e drogës.

( Droga e gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia e Lezhës )
Njoftimi i policisë
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta
Sekuestrohen 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë "
Arrestohet në flagrancë një shtetas
Më datë 25.09.2016, nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe falë një operacioni të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Pajtim Aga , 47 vjeç, banues në Tiranë
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi 320 gramë e dyshuar lëndë narkotike "Kokainë" e paketuar.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale " Prodhim dhe shitje e narkotikëve " parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com