Lezhë-Qindra doza kanabis gati për shitje u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
Policia bënë me dije se u rrestuan në flagrancë Martin Përvathi, 29 vjeç dhe Amarildo Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në qytetin e Lezhës dhe nga kontrolli i ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e shtetasit Martin Përvathi, ku u gjetën 323 doza kanabisi si edhe në banesën e shtetasit Amarildo Gjergji, ku u gjetën 18 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për dy persona të tjerë.
‘Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit P. P., 60 vjeç (babai i shtetasit Martin Përvathi) dhe A. GJ, 24 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit Amarildo Gjergji)’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
S.G/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 10:37
Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?
-
Shumë
20.4%
-
Mjaftueshëm
41.7%
-
Pak
37.9%
Vota total: 103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ U arrestua për pushtimin e tokës pranë lokalit te Laguna e Patokut, Gjykata liron kreun e Njësisë Fushë-Kuqe! Detyrim paraqitjeje, Martinaj mohon akuzat
14 Nëntor, 09:58
-
Kurbin/ Përpunonte inertet që merrte pas gërryerjes së lumit Mat, arrestohet pronari i subjektit dhe gjobitet me 2 mln lekë (EMRI)
13 Nëntor, 13:31
-
Shefat e Lezhës ekspozojnë në panair gatimet tradicionale ku ‘kryefjalë’ është fruti i shegës (VIDEO)
12 Nëntor, 16:55
-
Kurbin/ Mbushi lagunën e Patokut me inerte që të përfitonte tokën rreth lokalit, arrestohet kryetari i Njësisë së Fushë-Kuqes! Si funksiononte skema (VIDEO+EMRI)
12 Nëntor, 12:49
-
Aksident në rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
11 Nëntor, 17:24
-
Lezhë/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohet 19 vjeçari, 3 në hetim (EMRI)
11 Nëntor, 16:09
-
Marrëveshja me Italinë/ Gjykata në Romë vendos nesër për emigrantët e strehuar në Gjadër
10 Nëntor, 14:57
-
Marrëveshja e emigrantëve/ Tre deputetë të opozitës italiane vizitojnë Gjadrin: Qeveria Meloni po shpërdoron taksat, këtu duket si burg
9 Nëntor, 13:56
-
Aksident në rrugën e Kombit, 6 të plagosur rëndë, mes tyre 4 gra! Në Fier makina përfundon në kanal (VIDEO)
9 Nëntor, 10:41
-
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi me antiplumb në Prokurorinë e Lezhës! Merret dy orë në pyetje: Erdha si turist
9 Nëntor, 10:05
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija ‘Libra’ solli në Shëngjin 8 emigrantë, 2 kthehen në Itali, 6 në kampin e Gjadrit
8 Nëntor, 18:37
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija ‘Libra’ sjell në Shëngjin 8 emigrantë të tjerë (VIDEO)
8 Nëntor, 07:15