LEZHE - Katër të mitur, të cilët vuanin dënimin në burgun e Lezhës, kanë tentuar që të arratisen nga burgu përmes dritareve, por janë pikasur nga polici i shërbimit dhe këtu "aventura" e tyre ka marrë fund.

Të miturit me inicialet I.P, A.B, D.T, dhe E. H kanë tentuar të arratisen nëpërmjet njërës prej dritareve të godinës së këtij institucioni. Gjatë tentativës ata janë konstatuar nga polici i shërbimit dhe menjëherë është njoftuar grupi i sigurisë, i cili bëri ndalimin e tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar edhe Ministri Manjani i cili ka përgëzuar punonjësit e grupit të sigurisë të policisë së burgjeve, që parandaluan arratisjen me profesionalizëm. Nga ana tjetër, ai ka nxitur Prokurorinë që të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të vendosë përgjegjësit para ligjit.

"Shpreh keqardhjen që tashmë katër të miturit do të duhen të përballen me një tjetër akuzë, përpos akuzës fillestare që rëndon mbi ta", - mësohet të jetë shprehur ministri

Redaksia Online
(shqiptarja.com)