LGBT denoncon dhunën ndaj transgjinores në Tiranë, reagon Ambasada Gjermane: Tronditëse, të zbardhet menjëherë nga policia

LGBT denoncon dhunën ndaj transgjinores në Tiranë, reagon Ambasada Gjermane: Tronditëse, të zbardhet menjëherë nga policia

Aleanca LGBT thotë se një 21-vjeçare transgjinore është dhunuar fizikisht dhe verbalisht në rrugët e Tiranës për shkak të identitetit të saj seksual.  Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ambasada Gjermane e cila e konsideron tronditëse këtë sulm, ndërkohë që shton se policia duhet ta zbardhë menjëherë.

'Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit.'- deklaron ambasada gjermane.

Ngjarjen e ka denoncuar në rrjetet sociale, Aleanca LGBT, ku ka publikuar disa foto dhe thotë se një 21-vjeçare transgjinore është dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga 10 djem në Tiranë. Kjo sipas LGBT-së është nxitur nga të ashtuquajtur “profesionistë” nëpër studio televizive dhe në rrjetet sociale.

Në një reagim zyrtar, policia njofton se shtetasi me iniciale E.M, 21 vjeç, një ditë më parë ka kallëzuar se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?