/ATSH-Z.Tosku/- Organizatat LGBTI dhe ato të të drejtave të njeriut në vend janë mbledhur sot përpara kryeministrisë kundër diskriminimit dhe përjashtimin social të personave LGBTI.
Ata nënvizuan faktin se fillimet e ndryshimeve të mëdha shoqërore idealisht një ditë do garantojnë barazi të plotë për personat LGBTI.
Sakaq, përfaqësuesit e LGBT u shprehën se "nëse duam të ndërtojmë një shoqëri të hapur, të lirë, të përparuar dhe të drejtë, duhet të përfshijmë çdo qytetar duke patur në mbrojtje të drejtat dhe dinjitetin e tyre"