Libanezi Mitri rikthehet në Tiranë
varros nënën:Dhunuesit?S'di gjë
Arkivë/Të gjitha lajmet për Faadi Mitri

Libanezi Mitri rikthehet në Tiranë<br />varros nënën:Dhunuesit?S'di gjë<br />Arkivë/Të gjitha lajmet për Faadi Mitri
Biznesmeni libanez Faadi Mitri rikthehet në Shqipëri, por jo për investimin tek Gjiri i Lalzit. Mitri i ulur në një karrocë me rrota, u rikthye në kryeqytetin shqiptar për të varrosur nënën e tij që u nda nga jeta dy ditë më parë.

Investimi në Shqipëri për biznesenin libanezo-amerikan quhet kapitull i mbyllur. Mitri shprehet se nuk do të qëndrojë në Shqipëri dhe se nuk e kishte në plan të rikthehej kaq shpejt, por ishte fatkeqësia që e risolli në Tiranë, nga ku u largua 1 muaj më parë. 

“Investimi është një kapitull i mbyllur. Pas vendimit të marrë nga investitorët nga Dubai e Katar u vendos që investimi në Shqipëri nuk do të realizohet. Sot erdha për të varrosur nënën time”, u shpreh Mitri për Report Tv.

“Do të qëndroj në Shqipëri, vetëm pak ditë sepse më vdiq nëna. Do largohem”.

Ai deklaroi për mediat se nuk ka interes të dijë se çfarë po bëhet me dhunuesit e tij. Po ashtu ai nuk pranoi të komentonte lidhur me ngjarjen. 
"Nuk di çfarë ka ndodhur me ta. Nuk do të merrem me këtë punë."

Cdo lëvizje e biznesmenit nëpër kryeqytet u bë me karrocën e invalidit, ndërsa në këmbë i ishin vendosur disa proteza. Nga Katedralja Ortodokse ku u kryen ritet fetare e deri në varrezat e Tufines, biznesmeni u zhvendos falë karrocës.

[gallery]19155[/gallery]
Në një ceremoni private, por në të cilën mediat nuk u penguan Mitri i dha lamtumirën nënës së tij 92 vjeçare Waada Mitri. Të pranishëm veç shumë miqve dhe të afërmëve qenë edhe figura të politikës, si ish- ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, si dhe ish- ministri i Mardhënieve me Kuvendin në qeverinë Rama, Ilirjan Celibashi. 

Biznesmeni u largua nga Shqipëria pas dhunës që u ushtrua ndaj tij për shkak të problemeve të pronësisë lidhur me një kompleks që pritej të ndërtohej tek Gjiri i Lalzit.

Mitri u godit me shkop bejsbolli në këmbë në sy të gruas dhe vajzës nga 3 persona. Policia arrestoi pas më tepër se një jave, si të dyshuar Skënder Krajën 26 vjeç. Po ashtu në kërkim u shpallën Landi Muharremi, dhe një kushëri i tij, të cilët kanë pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike ku pritej të zhvillohej investimi. Biznesmeni pas ngjarjes la Shqipërinë duke u larguar me barrelë drejt aeroportit.

'Omnix Albania', kompania e Mitritt do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Sipas kompanisë Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por pas dhunimit fizik qe iu be presidentit te Omnix Fadi Mitri, kompania u terhqo nga investimi ne Shqipëri.

Ngjarja më pas u shnderrua dhe në debat politik, ku opozita akuzoi qeverinë se nuk arrin të sigurojë investitoret, kurse kryeministri u shpreh se cështja e pazgjidhur e pronave dhe vendimet e gjykatës në kohën e Berishës, janë dora kriminele që dhunoi biznesmenin e huaj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!