LIBRAZHD- Banorët e fshatit Polis Qendër protestuan paraditen e sotme për mosndërtimin e një HEC-i në afërsi të fshatit të tyre.
E gjendur në vendngjarje policia e shtetit ka marrë 2 persona, Shefqet Lukën dhe Behar Bufin, për t’i shoqëruar për në komisariat, por menjëherë kanë ndërhyrë banorët, të cilët nuk kanë lejuar uniformat e policisë që të shoqërojnë personat në fjalë. Vetë banorët kanë zbritur nga makina e policisë të ndaluarit nga policia.
Në fshatrat Polis, Gostime dhe Polis Qendër në rrethin e Librazhdit, është e disata herë që protestohet për mosngritjen e HEC-eve në këtë zonë.
Frika më e madhe e banorëve është se në rast se ndërtohet HEC-i, i gjithë uji i përdorur për sistemin e vaditjes së tokave bujqësore të fshatarëve përreth do të dëmtohet rëndë.
Firma ndërtuese e HEC-it për të cilin po protestohet është "Arjani SH.P.K.", në pronësi të Arjan Xhihanit nga Kavaja.
/Shqiptarja.com