LIBRAZHD- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e së shtunës në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Labinot. Nga aksidenti, mësohet se ka mbetur i vdekur një 60-vjeçar, i cili në momentin që po udhëtonte me motor i ka prerë rrugën një automjeti tip “Fiat”, me targa AA 673 IC.
Sipas policisë përplasja ka qenë i fortë dhe 60-vjeçari ka humbur jetën në vend.
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Fiat” është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë së Elbasanit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Identifikimi i 60-vjeçarit nuk është bërë ende, sepse në momentin e aksidentit nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete dhe motori ka qenë pa dokumente.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com